1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bartja e rasteve të UNMIK-ut tek gjyqtarët e EULEKS-it pothuajse është finalizuar

Angelina Verbica20 Shkurt 2009

Shefi i EULEX-it Iv De Kermabon mbi rezultatet e deritanishme të misionit në Kosovë

https://p.dw.com/p/Gy6x
Yves de Kermabon, shefi i misionit evropian EULEXFotografi: AP

Në një takim të bordit koordinues të misionit EULEX dhe qeverisë së Kosovës u njoftua se UNMIK-u ka kaluar në duar të prokurorëve të EULEX-it të gjitha rastet e pazgjidhura, të cilat numërojnë më mijera. Vështirësi në këto çështje sipas krerëve të EULEX, pritet të ketë në veri të Kosovës.

Shefi i misionit evropian EULEX, Yves de Kermabon dhe zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuçi, thanë sot se institucionet e të vendit dhe strukturat e misionit EULEX gradualisht janë duke e shtrirë ndikimin edhe në veri të Kosovës. Në një takim të bordit koordinues për sundimin e ligjit në Kosovë, i cili është krijuar për të bashkërenduar aktivitetet e strukturave vendore dhe ndërkombëtare në këtë sektor, u tha sa doganat në veri të Kosovës janë duke regjistruar mallrat që hyjnë në Kosovë, ndërsa sa i përket sistemit të drejtësisë të gjitha rastet e pazgjidhura tashmë kanë kaluar nga UNMIK-u tek prokurorët dhe gjyqtarët e EULEX-it. Në këto çështje vështirësi akoma ka në veri të Mitrovicës.

"Kemi ngritur veprimtarinë tonë gjyqësore në çdo rajon me përjashtim të Mitrovicës veriore. Gjyqtarët e EULEKS-it kanë filluar seancat dëgjimore dhe marrjen e vendimeve dhe njëkohësisht janë të angazhuar në veprimtari monitoruese dhe këshilldhënëse. Bartja e rasteve të UNMIK-ut tek gjyqtarët e EULEKS-it pothuajse është finalizuar. Së fundi një rast i gjykimit për krime lufte, ku janë të përfshirë një gjykatës dhe prokurorë i EULEKS-it, ka filluar në Prishtinë", tha Yves De Kermabon.