1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Basha: Procesi i shpalljes së pavarësisë është në përfundim

Anila Shuka10 Shkurt 2008

Ministri shqiptar i punëve të jashtme, Lulzim Basha, shfrytëzon rastin në Konferencën e Mynihut për të bërë lobim për antarësimin e Shqipërisë në Nato.

https://p.dw.com/p/D5CP
Ministri Lulzim Basha (djathtas) në intervistë (shtator 2007) me Deutsche Welle-nFotografi: DW
DW: Ju takuat shumë kolegë dhe përfaqësues të rëndësishëm të bashkësisë ndërkombëtare. A mund të thuhet tani se perëndimi ka rënë dakord përfundimisht për qendrimin që do të mbajë ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës?

Basha: Mendoj që procesi i shpalljes së pavarësisë është në përfundim dhe tani po fokusohemi në proceset që vijnë pas pavarësimit që kanë të bëjnë kryesisht me momentin e njohjes dhe pastaj me sfida të tjera që kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës në Evropë dhe në NATO.

DW: Cila është përshtypja juaj a do ta marrë Shqipëria ftesën në prill?

Basha: Kuptohet që vendimet merren në samitin e Bukureshtit, ku mblidhen kryetarët e shteteve dhe qeverive të çdo vendi antar të Natos, por perspektiva e Shqipërisë për të marrë ftesën duket gjithmonë e më optimiste, siç u theksua dhe gjatë takimit shumë të rëndësishëm të këshillit të Atlantikut më 30 janar, kur kryeministri Berisha bëri prezantimin e fundit të ciklit të 9-të, dhe siç po theksohet nga partnerët tanë nga Uashingtoni në Evropë, Shqipëria i ka të gjitha arsyet që të jetë optimiste por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojë me përkushtim dhe intensitet reformat dhe përpjekjet në të gjitha fushat.

DW: Ju bëtë një sërë takimesh në konferencë. Së fundi edhe me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Kubish, përse zgjodhët atë?

Basha: Tetë javë para takimit të Bukureshtit dhe shumë shpejt para përfundimit të statusit të Kosovës, takime të tilla me partnerët tanë janë shumë të rëndësishme për të koordinuar pozicionet tona dhe për të planifikuar hapat për më tej. Lobingu është dimension i pandarë i diplomacisë