1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkimi Evropian formon Rajonin Evropian buzë Danubit

15 Gusht 2009

Me vendimin e Komisionit Evropian do të formohet deri në vitin 2011 rajoni evropian buzë Danubit. Në të Vojvodina do të marrë përsipër çështjet që kanë të bëjnë me tolerancën.

https://p.dw.com/p/JBkY
Pamje nga Danubi në afërsi të Pondorf-it
Pamje nga Danubi në afërsi të Pondorf-itFotografi: picture alliance/dpa

Kryetari i Kuvendit të Vojvodinës Shandor Egereshi tha për Deutsche Vellen se nuk ka vend më të mirë se Vojvodina për promovimin e pasurisë së shumanshmërisë dhe tolerancës në Evropë:

"Ne mund të jemi shembull për Evropën me mënyrën se si dijmë ta ruajmë identitetin e të gjitha bashkësive etnike, se si jemi të aftë të rrisim besimin në mes të bashkësive tona kombëtare çka ka si rezultat shtimin e vlerave evropiane dhe frymës evropiane në këto hapësira".

Vojvodina ka edhe potencialin e duhur ekonomik

Ndërkaq drejtori i Zyrës së Danubit nga qyteti gjerman i Ulmit, Peter Langer thotë:

"Jemi të bindur se ky rajon evropian do të ketë rol të rëndësishëm në vazhdimin e integrimeve evropiane sepse në Bruksel janë të vetdijshëm se e ardhmja e Evropës së bashkuar qëndron në rajonilizim. Vojvodina në këtë proces ka një rol shumë domethënës jo vetëm si shembull i shumëetnicitetit dhe shumëllojshmërisë kulturore por edhe për shkak të potencialit të saj ekonomik".

Egereshi dhe Langer të cilët kanë qenë vitet e fundit mbështetësit kryesorë të idesë për krijimin e rajonit evropian buzë Danubit theksojnë se Danubi jo vetëm që është lumi më i rëndësishëm në Evropën e Mesme por është edhe një lumë që lidh prej shekujsh disa popuj, kultura, besime dhe tradita. Nga ana tjetër sipas fjalëve të tij rrjedha e Danubit nuk është e shfrytëzuar dhe as nuk stimulohet sa duhet.