1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkohet opozita në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Berisha

Ani Ruci18 Tetor 2008

Unifikimi i qëndrimit të opozitës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Berisha bëhet vetëm 8 muaj para zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009.

https://p.dw.com/p/FcfW
Edi Rama, kryetari i partisë socialiste të ShqipërisëFotografi: DW

Deri dje Partia Socialiste e Edi Ramës, që kryeson të majtën opozitare në Shqipëri, ishte kundërshtar i kësaj ideje dhe përkrahës i përgatitjes për ta larguar nga pushteti me votën e zgjedhësve në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës.Qëndrimi i tij gjeneroi akuza për pakte të fshehta me Berishën, nga LSI, e Ilir Metës, forca opozitare më këmbëngulëse për dorëheqjen e kryemnistrit. Por zhvillimet e kësaj jave lidhur me çështjen Fazlliç kane ndryshuar me 360 gradë qëndrimin e Edi Ramës.

Ndryshim me 360 gradë

Shkaku kryesor i këtij ndryshimi është deklarata që bëri në Parlament Kryeministri Berisha për shtetëzimin e tokave bregdetare në Porto Romano, si reagim ndaj atyre që ai i quajti "shpifje" për blerjen e asaj zone ku do të ndërtohet një termocentral nga bisnesmeni boshnjako- serb Damir Fazllic. "Deklaroj si kryeminister i Shqipërisë se jam kundër shtetëzimeve. Por do të shtetëzoj me kërkesën e opozitës çdo pëllëmbë tokë në Porto Romano" tha Kryeministri Berisha. Reagimi i liderit socialist ka ardhur i menjëhershëm:"“Do ishte mirë që Kryeministri Berisha të dorëhiqej përpara se shqiptarët të votojnë. I kërkoj sot dorëheqjen. Për shkak të tij shqiptarët po vuajnë më shumë dhe ndërkombëtarët po zhgënjehen" tha lideri socialist Edi Rama. Ai i kërkoi prokurorisë të hapë hetim për skandalin me shitjen e tokave në Porto Romano dhe e cilësoi si “skenar të mirfilltë korruptiv” shitjen e tokave biznesmenit serbo- boshnjak, Damir Fazlic. “Prokuroria të hetojë blerjen masive të tokës, të cilat janë përcaktuar si toka bujqësore dhe që sipas ligjit nuk i shiten një të huaji” .

Çështja Fazlliç vazhdon te mbetet ne qender te zhvillimeve politike në Shqiperi. Këtë fundjavë në Tiranë kanë mbërritur dy avokatë ameikanë qe do ta mbrojnë ate ne akuzen e ngritur nga Prokuroria e Tiranës për pastrim parash në Shqipëri.