1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE ashpërson sanksionet kundër Rusisë

Bernd Riegert23 Mars 2014

Samiti i BE i përgjigjet krizës Krimesë: Më shumë individë ngarkohen me sanksione. Sanksionet ekonomike janë në përgatitje. BE dëshiron të dërgojë vëzhgues. A është kjo e mjaftueshme që Rusia të ndryshojë qëndrim?

https://p.dw.com/p/1BUFY
Fotografi: Reuters

Pas konsultimeve disaorëshe të BE lidhur me qëndrimin ndaj Rusisë në konferencën e shtypit kancelarja Angela Merkel iu përgjigj shkurt pyetejs, nëse beson se mund ta bindë presidentin Putin të ndryshojë qëndrim. „Eshtë e vështirë ta them." Ajo dhe BE do të vazhdojnë të kërkojnë kontakt me Putinin dhe partnerët e tjerë në bisedime ‚edhe pse BE i ka anuluar një herë të gjitha takimet me presidentin Putin.

Kancelarja Merkel ka anuluar edhe konsultimet qeveritare gjermano-ruse. Grupi i tetë vendeve më të industrializuara, në të cilën Rusia bënte pjesë deri tani, nuk ekziston më si i tillë, tha Merkel. "Atmosfera nuk është e përshtatshme pas ngjarjeve të fundit." Fjala është për aneksimin e Krimesë nga Rusia , për të cilin BE konsideron se është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.”

EU Gipfel in Brüssel 20.03.2013
Fotografi: Reuters

Përgatiten sanksione ekonomike

Kryetarët e shteteve dhe qeverive ranë dakord njëzëri për të përgatitur fazën tjetër të sanksioneve. Komisionit të BE-së iu kërkua të shqyrtojë sanksione të ndryshme ekonomike dhe ndikimin e tyre, tha presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, pas ditës së parë të takimit. "Ne kemi bërë edhe një herë të qartë, se ne jemi sigurisht të gatshëm për të filluar edhe shkallën e trerë, nëse ka përshkallëzime të tjera në Ukrainë. Ata do të jenë atëherë të ashtuquajturat sanksione ekonomike", tha kancelarja Angela Merkel. Edhe kryeministri hollandez Mark Rutte, i cili deri tani i shihte me sy kritik sanksionet, është tani i gatshëm për të ndërmarrë këtë hap, nëse Rusia do të përparonte në lindje të Ukrainës: "Unë mund t'ju siguroj, se kolegët e mi dhe unë janë me të vërtetë të gatshëm të veprojë, në qoftë se situata përkeqësohet seriozisht dhe konflikti përhapet në pjesët e tjera të Ukrainës.”

Më shumë bllokime vizash dhe kontosh

Presidenti i Këshillit të BE-së Van Rompuy njoftoi se BE do të zgjerojë listën e personave nga Rusia dhe Krimea, të cilëve do t'u ndalohet udhëtimi dhe t'u bllokohen xhirollogaritë. Presidenti francez Francois Hollande përmendi numrin 12. Tashmë në listë janë 21 persona. "Ajo, që ka bërë Rusia, nuk mund të pranohet. Shtetet e Bashkimit Evropian duhet të flasin me një zë të qartë dhe të unifikuar. Kjo do të thotë më shumë llogari të bllokuara dhe ndalime udhëtimi, më shumë veprime ndaj zhvillimeve në Krime", tha kryeministri britanik David Cameron.

SHBA pak para samitit në Bruksel dënuan me sanksione qytetarë të tjerë rusë nga rrethi i lidershipit të presidentit Putin. Për herë të parë sanksionohet edhe një sipërmarrje, një bankë ruse. Rusia reagoi menjëherë duke u vënë sanksione politikanëve amerikanë.

BE dëshiron të dërgojë në rast nevoje vëzhguesit e vet

Meqenëse megjithë negocitat e vështira me Rusinë deri tani nuk është arritur marrëveshja për dërgimin e një misioni të gjërë monitorues të "Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë" (OSBE), BE-ja dëshiron të ngrejë trupën e saj me vëzhgues të paarmatosur. Kancelarja Merkel njoftoi se, nëse brenda disa ditësh Moska nuk do të japë dritën e gjelbër për OSBE-në, BE duhet të veprojë i vetëm, që të mund të satacionojë së paku vëzhgues në Ukrainën lindore dhe jugore.

Deri tani nuk është arritur marrëveshja pëdërgimin e një misioni të OSBE-së
Deri tani nuk është arritur marrëveshja pëdërgimin e një misioni të OSBE-sëFotografi: AFP/Getty Images

Disa hezitojnë, disa duan më tepër

Evropianët vazhdojnë ta izolojnë Rusinë diplomatikisht, por nga sanksionet ekonomike trembën sidomos shtetet e vogla, si për shembull Qipro. Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, vendi i të cilit vuan nga një krizë bankare, dhe ku ndodhet një pasuri e madhe e rusëve, u tregua i kujdesshëm në Bruksel. "Ne jemi tepër të vegjël për të vendosur mbi Rusinë. Natyrisht që duhet të respektojmë parimet tona. Por ne duhet të evitojmë, që hapat e mundshëm, që mund të bënim, të kenë pasoja për ekonominë tonë." Ministri finlandez për çështjet evropiane Aleksander Stubb shprehu në një intervistë me Deutsche Welle shqetësimin lidhur me situatën. Rusia është krahas Suedisë dhe Gjermanisë partneri më i madh tregtar i Finlandës. "Dialogu është opcioni ynë i vetëm", tha Stubb.

Ministri finlandez për çështjet evropiane, Aleksander Stubb
Ministri finlandez për çështjet evropiane, Aleksander StubbFotografi: picture alliance/Photoshot

Më e vendosur u shpreh presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite. Ajo e sheh vendin i saj në kufi me Rusinë, i cili ka qenë më parë republikë sovjetike, të kërcënuar. "Si hap tjetër, ne duhet të flasim për një embargo armësh, për shkak se Rusia ne na kërcënon vazhdimisht me mjete ushtarake, me propagandë dhe luftë informacioni", kërkoi Dalia Grybauskaite. Një embargo armësh do të bënte pjesë në fazën e tretë të sanksioneve të BE-së dhe po merret në shqyrtim. Opinionit, tha Grybauskaite, është vështirë t'i shpjegohet, se BE-ja furnizon me armë dhe pajisje Rusinë, ndërsa presidenti rus lë trupat të marshojnë në Krime.

Qeveria gjermane ndaloi shitjen e planifikuar të një impianti për trajnim luftarak për ushtrinë ruse. Franca do t'i dorëzojë Rusisë dy transportues helikopterësh, pra dy anije luftarake, në vlerë prej një miliard euro. Sipas Ministrisë franceze të Mbrojtjes në tetor do të vendoset, nëse anijet t'i dorëzohen me të vërtetë marinës ruse.