1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE kërkon ndryshime

Bernd Riegert20 Tetor 2012

Diskutimet e BE-së mbi hapat e tjerë për integrimin janë të gjata. Në mes të dhjetorit do të merren vendimet. Mbikqyrja e përbashkët e bankave do të fillojë në fund të 2013.

https://p.dw.com/p/16TY4
Takim i BE-së për krizën financiare
Takim i BE-së për krizën financiareFotografi: dapd

Në darkën me gatime vjeshte kryetarët e shteteve dhe të qeverive u përpoqën të gjenin një linjë të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të bashkimit monetar dhe ekonomik. Pjesëmarrësit e takimit diskutuan deri natën pa marrë vendime thelbësore. Ato do të merren në dhjetor në takimin e nivelit të lartë të BE-së, tha Angela Merkel, në fillim të takimit të Bruskelit. Presidenti francez Francois Hollande mendon ndryshe dhe tha se tani duhet marrë vendim i për futjen në janar të 2013 të kontrollit të përbashkët mbi bankat. Hollande u kthye në avokat të shteteve të vogla jugore që ndodhen në krizë. Këto vende kanë nevojë sa më parë për kontrollin mbi bankat, sepse do të marrin nga Fondi i shpëtimit të euros, kapital të ri për bankat e tyre të shkatërruara. Por ky kapital do të jepet vetëm kur bankat të kenë kontroll të përbashkët.

Belgien EU Gipfel Finanzkrise Angela Merkel und Hollande
Angela Merkel dhe HollandeFotografi: REUTERS

Detajet për kontrollin mbi bankat janë të diskutueshme

Gjermania, Finlanda dhe Hollanda, pra vendet veriore të BE-së frenojnë këtë proces. Kancelarja Merkel, përsëriti shprehjet e ministrit gjerman të Financiave Wolfgang Schäuble: "Thellësia para shpejtësisë". Në fakt ekzistojnë një seri problemes ligjore të komplikuara me kontrollin mbi bankat. Britania e Madhe dhe Danimarka që nuk duan ta fusin kurrë monedhën e përbashkët, kritikojnë faktin që kontrolli mbi bankat, do të vendoset tek Banka Qendrore Evropiane. Kjo bankë është përgjegjëse vetëm për euron, argumentojnë diplomatët nga këto vende. Shërbimi juridik i Këshillit të BE-së, pra përfaqësisë nga të gjitha vendet anëtare, ka rezerva ligjore kundër konstruksionit të planifikuar të ngrihet, njofton gazeta "Financial Times". Mbase duhet ndryshuar statuti themelor i Bankës Qendrore Evropiane.

Belgien EU Gipfel Finanzkrise Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: dapd

Kompromisi është duke u arritur

Punonjës të lartë qeveritar nga delegacioni gjerman nuk pranojnë që kontrolli mbi bankat të fillojë nga puna që në janar të 2013-ës. Kjo është vendosur në takimin e nivelit të lartë të qershorit. Franca, Spanja dhe Italia këmbëngulin që të bëhet. Kryeministri luksemburgas, Jean-Claude Juncker tha se nëse nuk arrihet marrëveshje për vendimet e marra, atëherë ekziston nevoja e bisedimeve. Shefi iBankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, i cili do të ngarkohet me kontrollin mbi bankat, pati thënë javën e kaluar se kontrolli mbi bankat mund të ngrihet gjatë vitit 2013, dhe pas një viti të futet komplet në punë. Si kompromis midis qendrimit francez dhe gjerman është duke u arritur për qartësimin e kuadrit ligjor për kontrollin mbi bankat. Vendimi kur duhet të fillojë të punojë vërtet nuk është arritur ende. Në vitin 2014 do të vendosen nën mbikqyrje e përbashkët 6000 banka të Bashkimit Evropian, thuhet nga delegacioni francez.