1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE duket si e paralizuar rreth situatës në Siri

Christoph Hasselbach 12 Mars 2013

Westerwelle kërkon përshtatjen e sanksioneve. Në takimin e fundit, ministrat kishin rënë dakord për një modifikim të vogël të embargos së armëve.

https://p.dw.com/p/17vEC
Fotografi: REUTERS

Ministrave të Jashtëm nuk u shkojnë më ndër mend shumë gjëra të reja rreth Sirisë. Ata dënojnë gjakderdhjen që po vazhdon prej dy vjetësh dhe kanë vendosur vazhdimisht sanksione të reja. Por fundi i luftës civile nuk po duket ende në horizont. "Ne kemi bërë shumë të qartë se Asad nuk mund të qëndrojë më në pushtet." tha shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton. Por presidenti sirian nuk impresionohet nga deklarata të tilla. Ai e di se ka mbrojtjen e Rusisë e cila ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit. Megjithë dështimin e Këshillit të Sigurimit dhe faktin që Lidhja Arabe nuk po gjen hapin e duhur ministri i Jashtëm irlandez dhe Presidenti i Këshillit Eamon Gilmore nuk sheh asnjë mundësi tjetër veçse misionit të Lakhdar Brahimit, të dërguarit special të OKB-së dhe Lidhjes Arabe. "Ky mision ishte deri tani pa sukses, por është e vetmja mënyrë që kemi për të arritur një zgjidhje paqësore të situatës në Siri." - tha Eamon Gilmore. Lakhdar Brahimi mori gjithashtu pjesë në takimin e Brukselit.

Belgien EU Außenminister Treffen in Brüssel Guido Westerwelle
Guido WesterwelleFotografi: JOHN THYS/AFP/Getty Images

Westerwelle kërkon përshtatjen e sanksioneve

Në takimin e fundit, ministrat kishin rënë dakord për një modifikim të vogël të embargos së armëve, e cila lejon tani furnizimin me pajisje të caktuara mbrojtëse. Sidomos britanikët ishin shprehur për t'i dhënë fund tërësisht embargos në mënyrë që të hapej rruga për furnizimin me armë të rebelëve. Por vendet e tjera të BE-së nuk janë dakord me heqjen e plotë të embargos.

Megjithatë ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle kërkon ndryshime të sanksioneve në një fushë krejt të ndryshme: "Ne duhet ta ndihmojmë opozitën që në zonat që kontrollon tani, të fillojë vërtet me rindërtimin e infrastrukturës, ujit, rrymës, kujdesit shëndetësor." Sanksionet duhet të përshtaten në mënyrë të tillë që në këto zona, të bëhet i mundur rindërtimi dhe të mbështetet opozita." Ky sugjerim i Westerwelle nuk pati pasues.

A mund t'i besohet opozitës?

Pyetja se cila është opozita që është e denjë për mbështetjen dhe çfarë duhet të bëjë kjo opozitë, është ndërkohë ndoshta më e vështira për BE-në. Ministri i Jashtëm belg Didier Reynders tha se mund të imagjinojë gjithashtu edhe një dialog "me një pjesë të regjimit", ndërsa shumë pjesë të opozitës e refuzojnë këtë. Ministri i Jashtëm austriak Michael Spindelegger ankohet kryesisht se problemi kryesor ishte se nuk ka një opozitë të bashkuar. Incidenti që ndodhi javën e kaluar, kur rebelët mbajtën në arrest 21 ushtarë të OKB-së që monitoronin armëpushimin sirian-izraelit në Lartësitë e Golanit, me sa duket ndikojnë në besimin e evropianëve ndaj opozitës siriane.