1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE fillon luftën kundër piratëve në brigjet somaleze

Christoph Hasselbach8 Dhjetor 2008

Gjashtë anije luftarake dhe tre avionë nga shtetet e BE-së do të zëvendësojnë flotën e NATO-s në kuadër të operacionint "Atalanta", që ka qenë deri më tani me mision në Afrikën lindore.

https://p.dw.com/p/GBef
Një ushtar i fregatës "Brandenburg" në Hundën e Afrikës
Një ushtar i fregatës "Brandenburg" në Hundën e AfrikësFotografi: picture-alliance/dpa

Gati përditë vijnë lajme për rrëmbimin e anijeve nga piratët në brigjet lindore afrikane, para së gjithash para Somalisë. Piratët nuk bëjnë dallim për anijet që kapin, që nga jahtet për lundrim deri tek anijet e mëdha turistike. Rasti më spektakular ishte rrëmbimi i anijes furnizuese "Sirius star". Tashmë anijet i bien rrotull Kepin të Shpresës së mirë në vend që të kalojnë nga kanali i Suezit, duke humbur kështu shumë kohë dhe duke harxhuar shumë karburant.

Fregata Mecklenburg Vorpommern në bregun afrikan
Fregata Mecklenburg Vorpommern në bregun afrikanFotografi: DW/Ludger Schadomsky

Në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s javën që shkoi, Sekretari i Përgjithshëm, Jap de Hop Skefer (Jaap de Hop Scheffer) e bëri të qartë se sa serioze është situata: "Pirateria po shtohet gjithnjë e më shumë duke u bërë kështu problem për kalimin e anijeve ndërkombëtare jo vetëm në gjirin e Adenit, por mund të thuash në të gjithë botën. Po qe se marrin këtë gji si shembull ju jap dy shifra: Çdo vit kalojnë aty 20.000 anije dhe sulmet e piratëve janë shtuar këtë vit me 300 përqind."

NATO operon ndërkohë me shumë anije në ujërat përreth gjirit. Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer (Frank Walter Steinmeier) në konferencën e NATO-s në Bruksel bëri fjalë për përparime: "Ditët e fundit kanë treguar se prezenca në gjirin e Afrikës ka ndihmuar në rrëmbimin e anijeve në një rast apo tjetër."

Marina indiane mbyt një anije pirate, 24 nëntor 2008
Marina indiane mbyt një anije pirate, 24 nëntor 2008Fotografi: picture-alliance/dpa

Anijet e NATO-s shoqërojnë para së gjithash anijet që transportojnë ndihma humanitare në Somali. Të hënën fillon nga puna edhe misioni i marinës së BE. Kryediplomati i BE-së, Havier Solana (Javier Solana) është i kënaqur: "Do të jetë një operacion solid, me kushte të qarta për misionin. Qëllimi do të jetë trembja, pengimi dhe mbrojtja, para së gjithash mbrojtja e ndihmave humanitare të OKB-së."

Anija ukrainase Faina e marrë nga piratët në Gjirin Somalez
Anija ukrainase Faina e marrë nga piratët në Gjirin SomalezFotografi: AP

Por si Nato edhe BE e dinë se me këtë nuk zgjidhet problemi. Shtetet e NATO-s po konsultohen që më vonë të nisin një mision të ri antipiraterie me afat më të gjatë. Në këtë pikë ka majft detaje që duhen sqaruar. Për shembull NATO dhe BE presin nga Këshilli i Sigurimit sqarimin ligjor të pyetjes: Çfarë ndodh nëse arrestohen piratët? Disa qeveri mendojnë që NATO ta kapë problemin që në rrënjë, pra të izolojë portet somaleze, që shërbejnë si mbrojtje për piratët.