1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE heq vizat për disa vende të Ballkanit Perëndimor

17 Shtator 2009

Evropa i hap dyert për Ballkanin Perëndimor. Prej 2010-ës, qytetarët e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë do të udhëtojnë pa viza në hapësirën e Shengenit. Detyrimi për viza mbetet për Bosnjën, Shqipërinë e Kosovën

https://p.dw.com/p/Jigh
Vizat e hyrjes për në BE i përkasin së kaluarës për shumë vende të Ballkanit Perëndimor. Ne foto: nje pasaporte me vize hyrese per ne BE
Vizat e hyrjes për në BE i përkasin së kaluarës për shumë vende të Ballkanit PerëndimorFotografi: picture alliance/dpa

Debati në Parlamentin Evropian lidhur me heqjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ishte shumë i gjallë. Europarlamentarja Doris Pack flet për rregulla të reja në BE, por kritikon faktin se shumë qytetarë mbeten jashtë këtyre rregullave.

Nuk e besoj se mund të bëhen dalime kaq të mëdha në një rajon kaq të ngushtë. Në veçanti në rastin e Bosnje-Hercegovinës, kemi të bëjmë me dwwnimin e një populli, i cili ka vuajtuar më së shumti, për shkak të gjendjes atje. Në qoftë se Bosnjww -Hercegovina nuk e fiton të drejtën e udhëtimit të qytetarëve pa viza, ndërsa Kroacia dhe Serbia e fitojnë këtë të drejtë, atëherë kroatët dhe serbët do të kenë përparësi. Myslimanët do të getoizohen, që me siguri nuk është mirë.“

Kushti kryesor për heqjen e vizave është pamundësimi i falsifikimit të pasaportave me të dhëna biometrike. Komisioni Evropian ëshë i mendimit se në Bosnjww - Hercegovinë dhe në Shqipëri ende nuk janë plotësuar këto kushte, edhe për shkaqe financiare. Deputeti bullgar Andrej Kovaçev propozon që BE-ja t'i ndihmojë këto vende.

Duhet të ndërmerren masat e domosdoshme teknike dhe të plotësohen kushtet për lëshimin e pasaportave me standarde të tjera, të sigurohet shkëmbimi i infomatave dhe bashkëpunimi, etj. Në Parlament kemi zhvilluar një debat intensiv për mbështetjen financiare të këtyre vendeve dhe arritjen e standardeve të duhura...“

Ekologjistët janë ata të cilët më së shumti kanë kritikuar përjashtimin e Bosnjë - Hercegovinës nga liberalizimi i vizave, duke e quajtur këtë si "dënim të viktimës" së luftës. Por shumica e eurodeputetëve mendon se kjo është vetëm një gjysëm e vërtetë. Politikanët në Bosnjë nuk i kanë kryer detyrat e tyre dhe janë përgjegjës për vazhdimin e regjimit të vizave, mendon eurodeputetja Doris Pack.

Duhet ushtruar presion ndaj politikanëve që të kryejnë detyrat e tyre. Problemi është që politikanët në rajon nuk i marrin fare seriozisht problemet e gjeneratave të reja. Politikanët mund të lëvizin pa viza dhe luftojnë vetëm për idetë e tyre nacionaliste. Asnjë nuk përpiqet ta forcojë shtetin.“

Brukseli po përpiqet që ta qetësojë gjendjen. Bosnje - Hercegovina dhe Shqipëria do t'i plotësojnë kushtet për heqjen e vizave në një të ardhme të afërt, thotë Komisioneri përkatës, Barrot. Por ato duhet të bashkëpunojnë me Brukselin. Javën që vjen Komisioni i BE-së pret informacione më të detajuara për gjendjen. Sipas të gjitha gjasave, Parlamenti Evropian do të debatojë sërish në tetor, për liberalizimin e vizave në Ballkanin Perëndimor.

Autor: Janis Papadimitriu/ Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi