Evropa

BE-ja planifikon Fondin Monetar Evropian deri në vitin 2019

BE-ja do të krijojë një Fond Monetar Evropian sipas modelit të FMN-së si dhe një post të ri.

Symbolbild EU (Getty Images/C. Furlong)

Plani kohor për ristrukturimin e gjerë të Eurozonës është gati: deri në mesin e vitit 2019, Komisioni i BE-së synon të krijojë një Fond Monetar Evropian dhe postin e Ministrit të Ekonomisë dhe të Financave.

Ministri i ri evropian i Çështjeve Ekonomike dhe Financave duhet të jenë në të njëjtën kohë nënkryetar i Komisionit si dhe shefi i Eurogrupit, njoftoi Komisioni i BE-së në Bruksel. Komisioni shpreson se kjo do të sjellë një bashkim të përgjegjësive dhe të kompetencave. "Pas viteve të krizës, tani është koha për të marrë të ardhmen e Evropës në duart tona", tha Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. Qëllimi është një bashkim ekonomik dhe monetar "më i bashkuar, efikas dhe demokratik". Gjendja e mirë ekonomike e bën të mundur këtë, theksoi Juncker. "Nuk ka kohë më të mirë për të rregulluar çatinë se kur ndriçon dielli ".

EU-Kommissionspräsident Jean-Claude Juncker (picture alliance/dpa/AP/V. Mayo)

Jean-Claude Juncker

Propozime të mëtejshme të Komisionit parashikojnë krijimin e "instrumenteve të reja buxhetore" për të ndihmuar shtetet anëtare që të zbatojnë reformat dhe të hapin rrugën për vendet jo anëtare të monedhës së përbashkët euros. Në të njëjtën kohë, Brukseli dëshiron që ta shndërrojë në ligj të BE-së Paktin Fiskal Evropian mbi disiplinën buxhetore, i cili deri tani bazohet vetëm në një traktat ndërqeveritar.

Spiranca e fundit e shpëtimit për bankat

Si model për Fondin Monetar Evropian është e qartë që shërben Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ka luajtur një rol qendror në shpëtimin e vendeve të krizës në Evropë. Si bazë do të shërbejë fondi i shpëtimit të euros ESM. Fondi Monetar i BE-së duhet të ndërhyjë si mundësia e fundit, nëse fondet ekzistuese për përmirësimin e rregullt të gjendjes së bankave me probleme nuk janë më të mjaftueshme.

Planet e Komisionit për reformën e Eurozonës janë kontributi i tij për samitin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së në fund të javës së ardhshme, dhe bazohen në një fjalim të Junckerit në shtator. Për zbatimin e këtij plani Brukselit i mbetet rreth një vit, sepse nga fundi i vitit të ardhshëm fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet evropiane në fillim të verës së vitit 2019. Gjatë kësaj kohe, vështirë se parlamentin mund ta kalojë ndonjë projekt. Një problem tjetër është se formimi i qeverisë në Gjermani po zvarritet.

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو