1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE-ja si armik - Partitë populiste të djathta

Kay-Alexander Scholz/Pandeli Pani3 Dhjetor 2013

Votuesit e partitve populiste të djathta gjenden në të gjitha klasat shoqërore dhe forcat populiste kanë depërtuar thellë në disa vende perëndimore.

https://p.dw.com/p/1AS0k
Fotografi: Reuters

Partitë populiste të djathta janë shndërruar pothuajse kudo në Evropë në forca politike relevante. Ky është përfundimi i një studim të fondacionit Konrad Adenauer të afërt me partinë CDU me titull "Ngritja e partive populiste të djathta në Evropë", i cili u prezantua në Berlin. Megjithatë në Evropë nuk mund të flitet për një "Tea Party" apo një radikalizim të ri si në ditët e Republikës së Vajmarit, sikurse shkruante së fundi "New York Times" tha bashkë-autori i studimit, politologu Florian Hartleb. Kjo temë është shumë e gjerë dhe ndryshon nga vendi në vend.

Studimi ofron një pasqyrë të situatës në dymbëdhjetë vende të Bashkimit Evropian. Hartleb tha se nuk mund të konfirmojë stereotipin se partitë populiste të djathta janë në shumicën e rasteve "mishi nga mishi i partive konservatore". Votuesit e tyre gjenden në të gjitha klasat shoqërore - dhe veçanërisht në zonat elektorale që dikur votonin për partitë social-demokrate. Arsyeja për këtë është se kalimi i shumë socialdemokratëve tek një "rrugë e tretë" nga mesi i viteve 1990, ka lënë politikisht pa strehë, shumë grupe zgjedhësish, sikurse thuhet në studim.

Studie zum Aufstieg rechts- und nationalpopulistischer Parteien in Europa Florian Hartleb
Florian HartlebFotografi: KAS

Rrugëdalja: Luftimi i shkaqeve

Për të shpëtuar prej partive populiste është e vështirë, theksojnë autorët. "Më e mira është që të parandalohet ngjitja e tyre që nga fillimi, por për këtë në disa vende është tashmë shumë vonë." Autorët rekomandojnë dy drejtime veprimi. Së pari, duhet të luftohen shkaqet sociale që i bëjnë njerëzit të përqafojnë populizmin, pra varfërimi i zonave të tëra apo rënia sociale e qytetarëve, të cilët për këtë shkak bëhen më të gatshëm për dëgjuar 'përgjigjet' e thjeshta të populistëve. Së dyti, patitë tradicionale duhet "t'i përdorin ligjet ekzistuese ose madje sipas rastit t'i ashpërsojnë për të luftuar botëve paralele ekzistuese apo përjashtuar abuzimin e përfitimeve sociale."

Përveç kësaj Evropës dhe institucioneve të saj duhet t'u jepet një stabilitet i ri, sepse "masa e gjerë e qytetarëve", duhet të jetë e bindur se "Evropa është e mirë për ta." Populistët i kritikojnë elitat politike në Evropë se janë larguar nga realiteti i jetës së njerëzve të thjeshtë dhe nxisin skepticizimin ndaj Evropës. Po ashtu ata hedhin edhe parrulla kundër emigrantëve.

Të shpjegohet më mirë Evropa

Politikani i CDU-së Elmar Brok, që është kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian sugjeron që çdo vend anëtar i BE-së të bëjë një analizë vjetore të kostove dhe të përfitimeve nga anëtarësimi në BE. Faktet duhet të vihen në shesh dhe ne duhet ta shpjegojmë më mirë Evropën, kërkon Brok. Fakt është se shumë sfida politike dhe ekonomike nuk mund të zgjidhen më brenda shteteve kombëtare, por vetëm në nivel të përbashkët të BE-së.

Studie zum Aufstieg rechts- und nationalpopulistischer Parteien in Europa Elmar Brok
Elmar BrokFotografi: KAS

Sipas studimit forcat populiste kanë depërtuar tashmë thellë në disa vende perëndimore. Aktualisht ata janë pjesë e koalicionit qeveritar në Norvegji. Në Britani, kërkesat e tyre për çështjet e migracionit janë përvetësuar nga ana e qeverisë.

Sa i përket partisë së sapoformuar "Alternativa për Gjermaninë" është ende e vështirë të japësh një vlerësim, sepse kjo parti nuk ka ende program. Prandaj, ai së pari duhet pritur programi tha autori i studimit Hartleb.

Sa u përket zgjedhjeve evropiane në maj 2014, Elmar Brok është i bindur se në Parlamentin e ri të BE-së shumicën do ta përbëjnë partitë jo populistëte.

Scholz, Kay-Alexander