1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE nuk ka forcë të ndryshojë politikën ndaj refugjatëve

Ute Schaeffer9 Tetor 2013

Pas fatkeqësisë në Lampedusa, ministrat e Brendshëm të BE janë këshilluar për politikën evropiane ndaj refugjatëve - pa rezultat. Kështu ata lëshuan nga duart shansin për një fillim të ri humanitar, mendon Ute Schaeffer.

https://p.dw.com/p/19wjI

Politika dhe realiteti nganjëherë kanë pak të bëjnë me njëra-tjetrën - kjo vlen edhe për katastrofën e refugjatëve në brigjet e Lampedusës. Kjo është një kontradiktë e patolerueshme: përderisa numri i refugjatëve që u mbytën në brigjet e Evropës vazhdon të rritet dhe vetëm në fatkeqësinë e fundit humbën jetën më shumë se 270 njerëz, politikanët në dhomat e konferencave me ajër të kondicionuar në Bruksel nuk vendosin asgjë. Ky është një veprim burracak, i pamoralshëm - dhe shkurtpamës sepse Afrikën dhe Evropën në Lampedusa e ndajnë vetëm më pak se 100 kilometra rrugë detare. Dhe kjo do të thotë: nesër mund të ndodhë fatkeqësi tjetër dhe Evropa rrin e bën sehir.

Varfëria, lufta dhe terrori i detyrojnë njerëzit të lëvizin

Nuk bën të harrojmë që varfëria, nga e cila ikin njerëzit nuk është krijuar vet dhe nuk është zgjedhur nga vet ata. Ajo është shkaktuar nga lufta, korrupsioni dhe terrori. Dhe ajo është shkaktuar edhe nga barrierat tona tregtare evropiane, doganat tona, konsumi ynë. Kush ka qëndruar njëherë në mesin e afrikanëve nga Nigeria apo Senegali të cilët janë bllokuar si refugjatë ilegalë në Maroko apo Libi, e di se ata duan vetëm një gjë: me çdo çmim të futen në një anije e cila shkon për në Evropë. Dhe ai e din gjithashtu se sa të pashpresë janë ata të cilët disa javë më vonë mbyten në brigjet e Evropës, pa fytyrë dhe pa emër. "A mendoni se dikush prej nesh do të merrte këtë rrugë në qoftë se në shtëpi do të shihte një perspektivë për veten dhe familjen?", pyetet një gazetare nga Gjermania. Jo, askush nuk do të largohej.

Deutsche Welle Chefredakteurin Ute Schaeffer altes Format
Ute Schaeffer -kryeredaktorja e Deutsche WelleFotografi: DW/P. Henriksen

Mendo për tjetrin si për veten tënde

Diskutimi duhet të orientohet në këtë drejtim. Dhe duket pothuajse cinike kur vendimi i vetëm konkret i ministrave të BE-së tani është që anijet e Trupës së mbrojtjes kufitare evropiane Frontex të qëndrojnë edhe më tej në Atlantik - pra edhe para kufijve italianë. Ne sillemi sikur se ne duhet të mbrohei kundër kriminelëve apo kundër piratëve.

Këta njerëz e meritojnë që ne të shqyrtojmë me ndërgjegje politikën tonë të azilit dhe refugjatëve. Por askush - as Italia e as Gjermania - në Evropë nuk dëshiron të diskutojë seriozisht rreth pasojave të kësaj drame. Të paktën, ministri i Brendshëm gjerman Friedrich ka bërë propozime: të luftohen më fort kontrabandeusit dhe të përmirësohet situata në vendet afrikane. Por në vend që në këtë pikë të bëhet më konkrete, Gjermania ndërron sërish drejtimin. Ndërkohë që çdo ditë në Atlantik fundosen varkat e peshkimit, Friedrich hap debatin mbi varfërinë e migraciont brenda Bashkimit Evropian. Shikoni se çfarë barre po mban tashmë Gjermania mbi supe, nuk është e arsyeshme të na ngarkoni më shumë! Ky është mesazhi që dëshiron të përcjellë ministri i Brendshëm gjerman.

Vobekësi në vendin më të pasur në Evropë

Po, si një vend i madh në Evropë, Gjermania numëronte vitin e kaluar më shumë se 70.000 azilkërkues - pra më shumë se shumë shtete të tjera anëtare. Por duke pasur parasysh numrin prej 80 milionë banorëve sa ka Gjermania, kjo është vetëm mesatarja në Evropë. Guximtare, e njerëzishme dhe e vendosur tregohet Suedia me përgjegjësinë e saj humanitare dhe bart me 4625 azikërkues për një milion banorë, ngarkesën më të madhe. Për dallim, Gjermania e cila është kundër ndryshimit të së drejtës së azilit, ka një mesatare prej 945 refugjatësh për një milion banorë. Dhe Italia, i cili u ankua këtyre ditëve për ngarkesën e madhe në politikën e refugjatëve, ka pranuar vetëm 260 refugjatë për një milion banorë.

Dhe askush nuk guxon për të nisur një politikë të re, më të përgjegjshme dhe humanitare për refugjatët. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, vendi me papunësinë e të rinjve më të ulët, nuk ka edhe madhësinë, duke pasur parasysh fatkeqësitë aktuale - pa marrë parasysh në Itali apo në Siri - që nëpërmjet një gjesti unik dhe bujar të ofrojë më shumë mbrojtje për refugjatët. Çfarë pamje e mjerueshme e Gjermanisë së pasur!

LINK: http://ëëë.dë.de/dë/article/0,,17145806,00.html