1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE poker për partneritet me Ukrainën

Riegert, Bernd / Pandeli Pani19 Nëntor 2013

BE e vlerëson dënimin me burg në rastin e Julia Timoshenkos si gjykim të motivuar politikisht. Bashkimi Evropian i bën thirrje Ukrainës për të kryer reformat e premtuara në ligjin zgjedhor.

https://p.dw.com/p/1AKRQ
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ukrainës i jepet një tjetër shans tjetër për të përmbushur kushtet e BE-së për nënshkrimin e një marrëveshje asocimi. Ministrat e Jashtëm të BE-së e lanë të hapur në Bruksel të hënën (18.11.2013) pyetjen, nëse marrëveshja me Ukrainën do të nënshkruhet në takimin e nivelit të lartë me partnerët lindorë, që do të mbahet në fund të javës së ardhshme. "Kjo nuk është ende e mundur, por nuk përjashtohet për të ardhmen. Nuk ka shumë kohë, por ne ende kemi edhe pak kohë," tha ministri i Jashtëm lituanez Linas Antanas Linkevicius, vendi i të cilit mban aktualisht presidencën e radhës të BE.

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Parlamentit të Ukrainës për të kryer reformat e premtuara në ligjin zgjedhor dhe në gjyqësor. "Disa ligje janë duke u bërë. Disa kanë kaluar leximin e parë. Tani duhet të arrihen rezultate dhe të tregohet vendosmëri," paralajmëroi ministri i Jashtëm lituanez. "Ne kemi nevojë për përparime, pas tyre edhe mund të disktojmë".

Timoshenkos duhet t'i lejohet të dalë jashtë shtetit

Përparime duhet të ketë sidomos në rastin e Julia Timoshenkos. Ajo është në burg prej dy vjetësh dhe duhet të lejohet të vijë për trajtim mjekësor në Gjermani. BE e vlerëson dënimin me burg për politikanen opozitare si gjykimi të motivuar politikisht të një gjyqësori jo të pavarur. Të martën parlamenti ukrainas do të diskutojë sërish për këtë. Këto ditë në Ukrainë janë përsëri negociatori dhe ndërmjetësi i BE-së. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, pas konsultimeve në Bruksel tha se: "Ne jemi të sigurt se të gjitha palët në Kiev e kanë njohur seriozitetin dhe urgjencën e situatës. Unë dëshiroj të theksoj urgjencën, sepse natyrisht koha vrapon."

Ukraine Protest für Julia Timoschenko Portrait
Fotografi: Picture-alliance/dpa

Herë optimiste, herë pesimiste

BE-ja dhe Ukraina janë duke negociuar tashmë prej 16 muajsh kushtet që do të çojnë në nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit. 23 herë kanë qenë për bisedime në Kiev ish-presidenti polak Aleksander Kvashnjevski dhe ish-president i Parlamentit Europian, Pat Cox. Kvashnjevski, vendi i të cilit kufizohet drejtëpërdrejt me Ukrainën, nuk do të heqë dorë nga shpresa: "Unë punoj me ukrainasit për një kohë të gjatë, që nga pavarësia e Ukrainës. Përvoja më ka mësuar që të hënave, të mërkurave dhe të premteve të jem optimist, të martave, të enjteve dhe të shtunave pesimist. Dhe të dielën, të mendoj se çfarë do të sjellë java e ardhshme. "

Alexander Kwasniewski ehemaliger polnischer Staatspräsident
Alexander KwasniewskiFotografi: DW/Zakhar Butyrskyi

Zgjedhja midis Rusisë dhe Evropës

Ministrat e Jashtëm të BE-së e konsiderojnë marrëveshjen e asocimit si një udhëkryq. Nëse presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç, e nënshkruan marrëveshjen ai vendos përfundimisht për një afrim me Evropën dhe vlerat demokratike, mendojnë diplomatë të BE-së. Nëse ai nuk i plotëson kushtet, ai synon t'i bashkohet kampi të Rusisë.

Janukowitsch mit Füle 11.10.2013 in Kiew
Viktor Janukoviç dhe FüleFotografi: picture alliance/AP Photo

Presidenti rus Putin do që Ukraina të lidhet edhe më ngushtë me Rusinë. "Rusët dhe ukrainasit do të jetë gjithmonë shumë afër. Ne jemi pjesë e të njëjtit popull," tha Vladimir Putin në një intervistë në shtator. Rusia e josh Ukrainën me çmime të ulëta gazi. Në rasti afrimi me BE-në, Putini kërcënon me sanksione ekonomike.

Eurodeputeti Werner Schulz, i Aleancës 90/Të Gjelbërit, e paralajmëron Ukrainën ndaj një kthese drejt Lindjes. "Rusia është duke punuar me kulaç dhe kërbaç. Nga njëra anë, ofron stimuj dhe ndihma ekonomike dhe çmime të ulëta gazi. Nga ana tjetër bën shantazh dhe kërcënime të hapura", tha Schulz në radion Deutschlandfunk. "Ky është vetëm fillimi se si mund të jetë një bashkëpunim më i ngushtë me Rusinë." Putin planifikon të ringjallë Bashkimin Sovjetik, mendon Schulz, "dhe kjo është gjëja e fundit që duan njerëzit në Ukrainë."

Deutschland Parteien Die Grünen Werner Schulz
Werner SchulzFotografi: picture-alliance/ZB

Edhe në rast se marrëveshja me Ukrainën nuk do të nënshkruhet në takimin e nivelit të lartë me partnerët lindorë, që do të mbahet në fund të javës së ardhshme, sepse Julia Timoshenko mund të jetë ende në burg, BE-ja nuk do t'i ndërpresë lidhjet me Ukraninën. Sipas Catherine Ashton bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjes mund të vazhdojnë edhe vitin tjetër. Me sa duket BE-ja nuk do që Ukraina të kalojë në kampin rus. Ministri i Jashtëm suedez Karl Bildt tha në Bruksel se BE-ja ka një politikë të qartë. "Por nëse presidenti ukrainas e di vërtetë se çfarë dëshiron, për këtë nuk jam aq i sigurt," - tha Bildt.