1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE i trembet të kthyerve nga lufta në Siri

Christoph Hasselbach / Amarildo Topi25 Janar 2014

BE po merr masa ndaj luftëtarëve sirianë të radikalizuar nga Europa. Por edhe refugjatë e luftës shihen si një problem.

https://p.dw.com/p/1Awtk
Fotografi: picture alliance/ZUMAPRESS

Ata janë vetëm disa qindra, por mund të kthehen në një rrezik për Europën: të rinj që shkojnë i bashkohen luftës në Siri dhe më pas kthehen të radikalizuar. Ata mund të përgatisin atentate, të themelojnë rrjete islamike dhe mos tregojnë shokët e tyre para policisë.

Një gjë e tillë mund të ndodhë në çdo vend të BE, paralajmëroi Komisionerja për Çështjet e Brendshme Cecilia Malmström në mbledhjen e Ministrave të Brendshëm në Athinë. Ministri gjerman Thomas de Maizière theksoi se vitin e shkuar vetëm nga Gjermania 270 të rinj iu bashkuan luftës në Siri. Ai propozoi që të vëzhgohen të afërmit dhe familjarët e tyre, për të parë se kush mund të jetë me rrezik. Komisioni Europian ka nisur një program special për këtë çështje. Ai duhet të ndihmojë në identifikimin e ambjenteve ekstremiste në vendet anëtare të BE dhe të nxjerë të rinjtë nga aty duke i integruar sërish në shoqëri.

Pa shërbimet sekrete nuk funksionon

Dhe nëse programi nuk funksionon? Sipas de Maizière më pas mbi të gjitha është i rëndësishëm shkëmbimi i informacionit në rang europian për udhëtimet, qëndrimet, motivet dhe rrugët e komunikimit. Në të vërtetë nuk duket detyrë e thjeshtë duke marrë parasysh faktin se Europa nuk ka kufij dhe nëse dikush ka shtetësinë e një vendi të BE mund të qarkullojë lehtësisht me automjet dhe të fluturojë. Duke u nisur nga kjo de Maizière sugjeroi punën e shërbimeve sekrete, "të cilët nuk kanë një reputacion të mirë këto kohë, por tani Gjermania dhe Europa kanë probleme me sigurinë."

Së pari do të ndihmohen vendet fqinje të Sirisë

Shumë qeveri Europiane nuk shohin si kërcënim vetëm të kthyerit radikalë nga Siria, por edhe refugjatët nga ky vend janë një problem. Numri i refugjatëve që kanë ardhur në Europë deri tani, është shumë i vogël në krahasim me numrin e atyre që kanë shkuar në vendet fqinje si Turqi, Jordani apo Libi. Sidoqoftë de Maizière sheh një radhë të qartë: në radhë të parë duhet një zgjidhje për problemin e Sirisë. Ai shpreson për një sukses të bisedimeve që janë duke u zhvilluar në Zvicër. Më pas Bashkimi Europian duhet të ndihmojë vendet fqinje. Pastaj refugjatët të merren në Europë. Vende të tjera duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë, e cila ka marrë dhjetra mijra refugajtë.

"Nuk ka një fluks të madh refugjatësh"

Malmström preku çështjen e refugajtëve gjatë intervistës me një gazetar të një televizioni grek, i cili e pyeti se do të ndihmojë Europa Greqinë për shkak të fluskit të madh të refugajtëve‘ nga Siria. Ajo tha se në asnjë mënyrë nuk mund të flitej për një fluks të madh. Vetëm pak refugjata kanë ardhur në Europë dhe pjesa më e madhe e tyre janë në Gjermani dhe Suedi. Komisioni përpiqet ‘çdo ditë' të ndihmojë Greqinë. Dhe sa i përket akuzave se shteti grek i trajton në mënyrë jo njerëzore azil kërkuesit, Malmström bëri thirrje që vendi të bëjë më shumë‚ për të krijuar një sistem azili që fuksionon dhe plotëson standartet e larta europiane‘.

Komisoioni bën thirrje për hetime të pavarura

Por kjo nuk ishte e gjitha. Malmström bëri një deklaratë edhe për aksidentin fatal të së hënës (20.01.2014). Një anije e rojes bregdetare greke rimorkoi një anije me refugjatë. Kjo e fundit fuste ujë dhe për pasojë shumë refugjatë u mbytën, ndërsa të tjerë, mes të cilëve fëmijë të vegjël, nuk janë gjendur ende. Ndërkohë të mbijetuarit thonë se anija e rojëve bregedetare i tërhoqi me shpejtësi në ujrat turke, por kjo u përgënjeshtrua nga Roja Bregedetare greke. Malmström tha: "Unë shpresoj për një hetim të pavarur, për të mësuar se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës."