1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berisha dhe Rama në tryezën e bisedimeve - gjithësesi jo në Tiranë, por në Strasburg

20 Maj 2010

Pas ndërmjetësimit të BE-së kryeministri Berisha dhe lideri i opozitës Rama ranë dakord për bisedime. Ky zhvillim solli mbrëmë edhe ndërprerjen e grevës së urisë të deputetëve socialistë dhe të mbështetësve të tyre.

https://p.dw.com/p/NSba
Fotografi: Picture-Alliance / ASA

“Është ora e një shansi të ri, është një ditë e mbarë, ” - tha kryetari i PS-së dhe lideri i opozitës, Edi Rama, duke bërë të ditur mbrëmë (19.05) ndërprerjen e grevës së urisë.

Zyrtarët e Parlamentit Evropian konfirumuan se takimi Rama-Berisha, do të zhvillohet sot në mbrëmje (20.05) në Strasburg.

Në takim, i cili nuk është pjesë e aktiviteteve zyrtare të Parlamentit Evropian do të marrë pjesë Komisari për zgjerimin i BE-së, Stefan Füle, kryetarët e grupeve parlamentare të Parlamentit Evropian, ai i partive socialdemokrate Martin Schulz dhe ai i atyre popullore Joseph Daul.

Takimi nuk dihet sa do të zgjasë "mbase gjithë natën" - tha për DW Armin Machmer punonjës i zyrës së shtypit të Martin Schulz.

Machmer theksoi se bisedimet do të jenë të vështira, por megjithatë shpresa për kompromis mbetet e madhe për të gjitha palët pjesëmarrëse. Rezultatet priten dikur nga mëngjesi i ditës së nesërme.

Sali Berisha
Sali BerishaFotografi: DW
Edi Rama
Edi RamaFotografi: DW

Burime konfidenciale nga kryeministria dhe selia e PS-së bëjnë të ditur për DW se kryetari i Grupit të Partive Popullore Evropiane, Joseph Daule, dhe kryetari i Grupit Parlamentar Socialist në Parlamentin Evropian, Martin Schultz, paralajmëruan dje me anë të një letre dërguar të dyja palëve në konflikt, se ”do të ndërpritet procesi i anëtarësimit evropian të Shqipërisë deri në kohën, kur do të gjendet një zgjidhje e ndershme për krizën politike.” Në këtë letër Daule dhe Schultz kërkonin ndërprerjen e menjëhershme të protestave dhe të grevës së urisë.

Kjo grevë shënoi kulmin e protestave të opozitës për të detyruar qeverinë të bëjë transparencën e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit të kaluar përmes hapjes së kutive të votimit. 22 deputetë socialistë dhe 180 mbështetës të tyre qëndruan në grevë urie për 19 ditë në çadrat e vendosura përballë kryeministrisë.

Autor: Ani Ruci/Aida Cama
Redaktor: Pandeli Pani