1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Beteja vendimtare për Tripolin

21 Gusht 2011

Lufta në Libi ka hyrë në fazën përfundimtare. Rebelët njoftojnë për suksese të reja ushtarake. Pushtetmbajtësi libian, Muamar al Gadafi, sipas njoftimeve të agjensive ka marrë arratinë.

https://p.dw.com/p/12KuS
Njerëzit në Bengasi festojnë fillimin e betejës në Tripoli
Njerëzit në Bengasi festojnë fillimin e betejës në TripoliFotografi: dapd

Gjashtë muaj pas fillimit të kryengritjes në Libi rebelët kanë filluar betejën për Tripolin. Bastioni i sundimtarit Muamar Gadafi u trondit natën nga të shtëna armësh dhe shpërthime. Pjesë të tëra të tij duhet të jenë tashmë nën kontrollin e kryengritësve. Një konfirmim i pavarur megjithatë nuk ekziston. Kryetari i Këshillit të Përkohshëm të rebelëve, Mustafa Abdel Xhalil, tha për kanalin arab Al Jazira se sulmi ishte i koordinuar me NATO-n dhe me aleatët arabë. Që të premten janë dërguar armë në Tripoli. Avionë të aleancës ushtarake perëndimore kanë kryer sulme të ashpra ajrore në të gjithë rajonin. Gjatë luftimeve Gadafi i bëri thirrje pasuesve të tij përmes televizionit shtetëror, që t'i japin fund rebelimit disa mujor. Sipas agjencisë së lajmeve DPA Gadafi duhet të jetë larguar nga Tripoli dhe ka marrë arratinë.

Autor: dpa/av

Redaktoi: av