1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedimet Prishtinë-Beograd, përfundojnë pa asnjë kompromis

21 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CPss

Kanë përfunduar pa sukses bisedimet e rradhës mes Prishtinës dhe Beogradit të zhvilluara në Bruksel me ndërmjetësimin e Trojkës për çështjen e statusit të Kosovës.
Shqiptarët e Kosovës hodhën poshtë një propozim të ripunuar për autonomi të gjerë nga Serbia duke theksuar se pavarësia është alternativa e vetme.Sipas Serbisë, statusi i Kosovës të zgjidhet sipas modelit të ujdhesave Olande të Finlandës, ku jeton një pakicë suedeze. Qëllimi i Serbisë nuk është kopjimi i modelit të Hong Kongut apo ishujve Olande dhe aplikimi në Kosovë, por përdorimi i tyre si model për zgjidhjen e statusit të Kosovës.