1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Braun : Ajo që ndodhi në Kosovë është e drejtë

Kim Bytyçi / Londër28 Shkurt 2008

Pavarësia e Kosovës është rrugë e drejtë përpara, ka thënë kryeministri britanik Gordon Braun. Duke folur në Parlament, kryeministri britanik ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

https://p.dw.com/p/DF9t
Kryeministri britanik, Gordon Brown
Kryeministri britanik, Gordon BrownFotografi: AP
“Ajo që ndodhi në Kosovë është rrugë e drejtë përpara. Pavarësia e mbikqyrur u bë me paqë dhe stabilitet. Unë shpresoj se si rezultav i pranisë së forcave të Natos dhe misionit civil të Bashkimit Europian atje, kjo do të vazhdojë. Dhe shpresoj se Serbia, përkundër tensionit dhe brengave të kuptueshme, do ta shohë se ka ardhmëri europiane dhe ne do ta ndihmojmë atë në këtë drejtim, tha kryeministri britanik Gordon Braun (Gordon Brown). Kryeministri Braun theksoi rëndësinë e dorëzimit para drejtësisë në Hag të të akuzuarve për krime të luftës Mladiç dhe Karagjiç. Duke iu përgjigjur pyetjes në Parlament, Braun tha se sjellja e këtyre dy personave para drejtësisë është shumë me rëndësi pas asaj që ndodhi në këtë pjesë të Europës.