1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brazili pret Botërorin

Olivia Fritz / Vilma Filaj-Ballvora25 Dhjetor 2013

Kampionati Botëror i Futbollit pritet jo vetëm me eufori. Shpenzimet e mëdha kanë qenë shkak për protesta masive në Brazil.

https://p.dw.com/p/1AgRh
Fotografi: Reuters

Bem-vindo ao Brasil! Me 12 qershor 2014 fillon Kampionati Botëror i Futbollit. 32 shtete dhe 64 ndeshje. Futbollisti legjendar brazilian Pelé thotë se do të fitojë Brazili. Për brazilianët është ende e hidhur në kujtesë humbja në finale ndaj Uruguajit në kampionatin e fundit të zhvilluar në Brazil. Surprizat e Botërorit 2014: Bosnje-Hervegovina merr pjesë për herë të parë në një kampionat botëror. Franca arriti të kualifikohet në ndeshjet e fundit, sikurse edhe Portugalia në ndeshjen me Suedinë.

Gjermania do të ndeshet me ekipin e SHBA-së me trainer Jürgen Klinsmann, me Ganën ku luan Kevin-Prince Boateng si dhe me Portugalinë ku luan superstari Cristiano Ronaldo. Brazilit i ka rënë një grup më i lehtë Kroacia, Meksika dhe Kameruni. Kurse Kampionia e Botës Spanja do të ndeshet me Holandën, Kilin dhe Australinë.

Dallime të mëdha temperature dhe distanca të gjata

Brazili është vendi i pestë më i madh në Botë dhe zë pothuajse gjysmën e kontinentit të Amerikës së Jugut. Prandaj për transport turistët përdorin kryesisht fluturimet e brendshme nga kryeqyteti Brazilia në qytetin më të madh të vendit São Paulo dhe Rio de Janeiro. Rreth 600.000 spordashës pritet të shkojnë në Brazil për të ndjekur ndeshjet në dymbëdhjetë qytetet ku do të zhvillohen. Në varësi të pozitës gjeografike në disa qytete atyre u duhen herë pantallona të shkurtra herë triko të trasha, sepse në qershor në Brazil temperaturat variojnë nga 15 gradë celsius në stadiumet e Porto Alegres dhe Curitiba në Brazilin Jugor, në 20 deri 25 gradë në Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo, apo 30-35 gradë në verilindje në Salvador da Bahia , Recife dhe Fortaleza.#bbib#

Ndeshja e hapjes do të zhvillohet në metropolin e São Paulos, finalja në Maracanã-n legjendare në Rio.

Brasilien WM 2014 Bauarbeiten Manaus Arena Amazonia
Fotografi: Getty Images

Protesta dhe fitore në prag të Botërorit

Sipas Federatës Braziliane të Futbollit për përgatitjen e kampionatit dhe stadiumet janë shpenzuar 1,1 miliardë euro. Por kostot ndërkohë duhet të jenë dyfishuar dhe duhet të kenë shkuar në 3 miliardë. Rreth 400 milionë euro janë investuar për parandalimin e dhunës si sistemin e kamerave të mbikëqyrjes. Shpenzimet e mëdha kanë qenë shkak për protesta masive në Brazil. Protestat drejtoheshin ndër të tjera kundër investime të mëdha për Kupën e Botës dhe jo në infrastrukturën e vendit, kundër korrupsionit, kundër padrejtësive sociale, dëbimeve me forcë të banorëve nga zonat në afërsi të stadiumeve dhe të rritjes së çmimeve për trasportin urban.

Në ndeshjet për Kupën e Konfederatës, që konsideroheshin si prova gjenerale para Botërorit, Seleção e Brazilit mundi në finale Spanjën duke siguruar fitoren e tretë në Confed, dhe në këtë mënyrë një rekord.

"Golat e Wembleyt" i takojnë së kaluarës

.Për herë të parë në një Kampionat Botëror do të përdoret teknikë për monitorimin e vijës së portës. Firma gjermane GoalControl ka zhvilluar një sistem kontrolli me kamera i cili përcakton përmes monitorimit nëse topi e ka kaluar vijën portës. Kjo teknikë u testua në Kupën Confed. "Gjyqtarët janë të gjithë të lumtur që kanë këtë ndihmë," tha presidenti i FIFA-s Joseph Blater. "Unë jam shumë kurioz që të shoh se si funksionon dhe shpresoj se ky sistem do të përdoret."

Torlinientechnik GoalControl
Fotografi: picture-alliance/dpa

Brazili si favorit

Deri tani asnjë ekip evropian nuk ka fituar ndonjë kampionat botëror në Amerikën e Jugut. Prandaj si favoritë për titullin konsiderohen epiket latino-amerikane, para të gjithëve Brazili dhe Argjentina. Këtë mendon edhe traineri i ekipt gjerman Joachim Lëw, i cili thotë se surpriza mund të priten edhe nga ekipet e Kolumbisë, Kilit dhe të Meksikës. Ndër ekipet evropiane si favoritë konsiderohen Spanja, Italia apo edhe Holanda që është forcuar shumë me trainerin Louis van Gaal.

Falxhorja e famshme në televizionin brazilian Marcia Fernandes ka parashikuar se "Gjermania do të kryesojë". E pra pas profestësisë së saj me siguri që edhe për ekipin gjerman punët do të shkojnë mirë.