1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brenda bordelit të parë me kukulla seksi në Dortmund

Chase Winter
3 Maj 2018

Një bordel në Dortmund ofron një seri kukullash seksi prej silikoni që klientët mund t'i përdorin kundrejt pagesës. Disa klientë krijojnë madje edhe lidhje emocionale. DW hedh një vështrim brenda bordelit të çuditshëm.

https://p.dw.com/p/2x6JK
Dortmund - Puppenbordell
Fotografi: DW/C. Winter

Në fund të një rruge të qetë në jug të Dortmundit ndodhet bordeli i parë gjerman me kukulla seksi, ndryshe bordol- nga emri sex-doll. Për 80 euro në orë klientët mund të marrin një nga 12 kukullat seksit prej silikoni për të plotësuar dëshirat e tyre. Mes kukullave gjendet edhe një kukull mashkull, dhe një model kukulle me gjinj dhe penis në një dhomëz të zbukuruar. 150 centimetra e gjatë është një kukull.

Evelyn Schwarz është themeluesja e pronarja e bordolit -bordelit me kukulla, njëkohësisht edhe studio për metodat seksuale sadomazokiste. Ajo e hapi këtë bordel vitin e kaluar pasi kishte vështirësi të gjente femra gjermanisht folëse të punonin në bordel. Në botën e sadomazokizmit gjuha luan një rol të rëndësishëm, thotë ajo. "Pastaj pashë një video për kukullat e seksit në Japoni dhe mendova se kjo mund të funksionojë edhe në Gjermani". Scharz qëndron ulur pranë tre kukullave të seksit, pranë saj në televizor transmentohet një film porno. Puna filloi me katër kukulla të porositura në Kinë, njëra kushton nga 1000-2000 euro. Schwarz nuk sheh ndonjë problem morali me kukullat e seksit. Ato janë "lodra" thotë ajo.

Dortmund - Puppenbordell
Klientët ulen me kukullat derisa të vendosin se kë do të zgjedhinFotografi: DW/C. Winter

Schwarz përmend avantazhet e kukullave të seksit.  "Ato janë pa ndërgjegje, kanë pamje të bukur, nuk sëmuren, e përmbushin çdo lloj shërbimi pa u ankuar, dhe dikush mund t'i mveshë edhe tipare trupi siç i dëshiron." Deri në 12 vetë në ditë vijnë për të kryer marrëdhënie seksuale me kukullat e seksit në Dortmund. Klientët janë kryesisht meshkuj, por në bordol vijnë edhe femra ose çifte. Se si kukullat e ruajnë higjienën mbetet "sekret i shtëpisë", thotë pronarja, që siguron se "pas çdo përdorimi ato janë të mirëpastruara e të dezinfektuara."

Kush janë vizitorët?

Një përdorues i kukullave të seksit shkruan në një forum online, se kukullës me emrin Ana ai i jepte 10 nga 10 pikë të mundshme dhe e përshkruan përvojën e tij si "një eksperiencë mjaft eksituese." Vërtet që kukullat për disa përdorues janë mjaft "pasive", thotë Schwarz, por favori i klientëve është se ata nuk duhet të negociojnë më për shërbime "ekstra".

Sipas pronares 70 % e përdoruesve janë kthyer sërish për takime të tjera me kukullat. Ata janë të rinj, të moshuar, të pasur, të varfër, "si në çdo bordel tjetër", thotë Schwarz. Ka nga ata që duan thjesht një përvojë të re. Por edhe nga ata që nuk kanë pasur ende marrëdhënie seksuale. Por ajo thekson se klientët që pranon duhet të kenë mbushur moshën 18 vjeçare. "Ka njerëz që kanë probleme sociale dhe nuk ndërveprojnë dot me të tjerët. Ata ngulin sytë në tokë kur flasin me dikë."

Dortmund - Puppenbordell
Shumica e kukullave janë rreth 150 centimetra të gjataFotografi: DW/C. Winter

Mes klientëve gjen edhe nga ata me fantazi të rrezikshme seksuale. "Por më mirë të jesh i dhunshëm me një kukull se një grua", thekson pronarja që ka njohur edhe klientë që krijojnë edhe një lidhje emocionale me kukullat e seksit. "Ka nga ata që vijnë çdo javë dhe kuptohet se ata preferojnë më shumë kukullat se femrat. Disa duket se shfaqin ndjenja dhe e vizitojnë të njëjtën kukull çdo kohë dhe janë të trishtuar kur ndodh që ato të thyhen."

Kritika kundër Sex-Robots

Bordolet - bordelet me kukulla seksi janë të përhapura në Japoni, së fundmi edhe në Barcelonë është një hapur një i tillë. Duket se teknologjia po krijon kukulla seksi me inteligjencë artificiale që mund të përdoren në bordele. Por sipas një studimi të Fondacionit për Robotikët e Përgjegjshëm "është shumë herët të thuhet, se si do të shkojnë zhvillime të tilla në Europë, por duket se ka një pranueshmëri në rritje në shoqëri, që mund të hapë rrugën për seks me kukullat robotike të seksit."

Dortmund - Puppenbordell
Kukullat janë "lodra", thotë pronarja e bordelit, Evelyn SchwarzFotografi: DW/C. Winter

Ndërsa Kathleen Richardson, profesore e etikës në Universitetin De Montfort në Britaninë  Madhe, një themeluese e fushatës Against Sex Robots thekson se çështja është se këtu ka "një aspekt të thellë antihumanist të shoqërisë që përcakton, se çfarë është humane." "Pse jetojmë në një botë, ku mendojmë se është normale të kesh marrëdhënie me kukulla seksi? pyet Richardson- "Po hyjmë në një botë egocentrike, ne ndërkohë e kemi një botë plot me sadistë, përmes pornografisë, prostitucionit, abuzimit me fëmijët, e tani ne u japim më pak mundësi këtyre sadistëve të zhvillojnë elementin njerëzor nëse krijojnë marrëdhënie vetëm me kukulla."

Në bordelin e Evelyn Schwarz çdo kukull jeton vetëm gjashtë muaj, 10 kanë dalë nga përdorimi që nga hapja në vitin 2017. Në një magazinë të pasme gjenden kukullat e tejpërdorura me dëmtime në organet gjenitale që presin të blihen si të përdorura.