1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britanikët votojnë për daljen nga BE-ja

PP (dpa, AP, afp)24 Qershor 2016

Shumica e britanikëve votojnë për daljen nga BE-ja.

https://p.dw.com/p/1JCCk
Fotografi: Getty Images/I. Forsyth

Pas mbylljes së qendrave të votimit në refrendumit historik në Britaninë e Madhe fillimisht dukej se po fitonin mbështetësit e fushatës për qëndrimin në BE. Por po duket se britanikët me sa duket kanë votuar për daljen nga BE-ja.

Përkrahësi më i zjarrjtë i Brexit-it, shefi i UKIP-së Nigel Farage i kërkoi kryeministrit
David Cameron të japë menjëherë dorëheqjen.

Nigel Farage
Nigel FarageFotografi: Reuters/T. Melville

Kryeministri britanik David Cameron kishte shkruar mbrëmë në twitter kur dukej se votat ishin në favor të përkrahësve: "Faleminderit të gjithë atyre që votuan për ta mbajtur Britaninë të fortë, të sigurt dhe me mirëqënie në Evropë." Tani duket se karriera e tij politike do të marrë fund.

Në referendum morën pjesë më tepër se 46 milionë nga 65 milionë qytetarët e regjistruar me të drejtë vote. Sipas të dhënave të deritanishme rreth 51,8% e votuesve u shprehën kundër qëndrimit në BE, dhe vetëm 48% pro.

Nxitje për populistët e djathtë në BE

Kreu i Partisë populiste të djathtë holandeze për Liri, Geert Wilders, kërkoi pas referendumit britanik një referendum ngjashëm vendin e tij. "Bye bye Bruksel", brohoriti ai twitter pas referendmit në Mbretërinë e Bashkuar duke shtuar " Holanda do të jetë tjetra!"

Rezultatet përfundimtare priten gjatë ditës së sotme (24.06).