1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brukseli - qendra e pushtetit dhe lobiizmit

Christoph Hasselbach / Eliana Xhani5 Shtator 2012

Organizata "Lobbycontrol" kërkon më shumë transparencë dhe kontroll për lobiizmin në BE. Të shmanget konflikti i interesave.

https://p.dw.com/p/163lV
Pamje simbolike: lobiizmi në BE
Fotografi: Fotomontage/DW

Gjithnjë e më shumë politika bëhet në Bruksel dhe jo në vendet e veçanta. Ku konstatohet kjo? Në numrin e lobiistëve në Bruksel, mendon eurodeputeti britanik liberaldemokrat Graham Watson: "Ne kemi më shumë lobiistë se në Uashington. Ata e kanë kuptuar se çfarë pushteti ushtrohet këtu." Shifrat zyrtare të BE-së janë gati dhjetë vjeçare. Që atëherë llogaritej se numri i lobiistëve ishte 15.000 deri 30.000. Sot ky numër është me siguri më i madh. Askush nuk e di megjithatë se sa i lartë është ky numër. Ekzston vërtet një regjistër lobiimi, por regjistrimi në të është vullnetar. Kjo duhet të ndryshojë, mendon Nina Katzemich nga "Lobbycontrol". Ajo kërkon më shumë transparencë dhe kontroll mbi lobiistët. Në të vërtetë ajo nuk është kundër lobiimit në vetvete, por e shqetëson një disekuilibër: "Lobiistët flasin gjithnjë për një treg interesash, në të cilin të gjithë kanë të drejta të barabarta për të sjellë në qendër të diskutimit interesat e tyre. Por nuk ndodh kështu. Pikërisht në Bruksel interesi me buxhetin më të madh ka avantazh të qartë për t'u shtruar për diskutim." Shoqata të mëdha të ekonomisë kanë pra një peshë të fortë kundrejt organizatave të cilat kanë në fokus të mirën e përgjithshme, beson Katzemich.

Eurodeputeti Graham Watson
Eurodeputeti Graham WatsonFotografi: presse

Lobiizmi fuksionon më mirë i maskuar

Pamje simbolike - lobiizmi në Bruksel
Fotografi: bilderbox

Nina Katzemich dhe kolegu i saj Timo Lange kanë organizuar një shëtitje për shtypin kryq e tërthor Brukselit, për të treguar se ku dhe si funksionin lobiizmi në BE. Më efektiv ai është atje ku nuk perceptohet si lobiizëm, thonë dy aktivistët. Disa "fabrika mendimesh" me emra që tingëllojnë neutralë janë për shembull organizata të maskuara lobiizmi, të paguara nga firma. Edhe influenca mbi eurodeputetët shpesh ushtrohet në rrugë shumë të ndërlikuara, jo të drejtëpërdrejta. Sidoqoftë lobiizmi në Bruksel funksionin më së mirë, beson Timo Lange. Një shembull për këtë dështimi i planit të Komisionit të BE-së për futjen e një sistemi semafor për mallrat ushqimore: "Industria ushqimore ka mobilizuar rreth 1 miliard euro, për të penguar futjen e sistemit semafor për ushqimet." Dhe pikërisht në mes të krizës financiare bankat dhe organizatat e tyre lobiiste janë mobilizuar fort për të frenuar rregullimin më të fortë të këtij sektori.

Plan i bllokuar - sistemi i semaforit për mallrat ushqimore
Plan i bllokuar - sistemi i semaforit për mallrat ushqimore në BEFotografi: picture-alliance/ dpa

Nga postet në Komision tek firmat e konsulencës

"Lobbycontrol" kritikon edhe një formë të veçantë lobiizmi tek Komisioni i BE-së: kur komisionerët shumë shpejt pas kohës aktive në Komision punësohen në ekonominë private, krijohet një konflikt i rrezikshëm interesash. "Pesë nga 13 komisionerët e Komisionit të mëparshëm kanë filluar punë lukrative në ekonominë private", kritikon Katzemich.

Lobiistët e fuqishëm financiarisht "kanë kështu mundësi të mësojnë opinionet dhe informacionet e brendshme të burokracisë së BE-së dhe të marrin kontakte direkte me personat në poste të larta të kësaj burokracie." Pas kritikave masive Komisioni ka vendosur që të zgjasë nga një vit në një vit e gjysmë kohën nga mbarimi i mandatit të një komisioneri deri në punësimin në ekonominë private. Por "Lobbycontrol" kërkon zgjatjen deri në tre vjet "të kohës së pushimit" dhe që ish-komisionerët të shmangin jo vetëm punën lobuese në fushën e departamentit që drejtonin, po edhe lobiizmin në përgjithësi.

Një lobiist i shpallur

Lobiisti Andreas Ogrinz
Lobiisti Andreas OgrinzFotografi: DW

Por si reagojnë lobiistët ndaj akuzave? Andreas Ogrinz pranon hapur se është lobiist për shoqatën federale të punëdhënësve në industrinë kimike. Për Ogrinz lobiizmi është një përfaqësim legjitim interesash. Ai thotë se shumë kritikë janë të njëanshëm: "Edhe lobiistët ambjentalistë janë lobiistë. Në debatin publik kjo nganjëherë kalon në plan të dytë. Nuk janë vetëm përfaqësuesit e industrisë apo të punëdhënësve që kanë interesa por sigurisht edhe shoqatat ambjentaliste apo aktivistët për të drejtat e njeriut."

Ogrinz përkrah megjithatë kërkesën e "Lobbycontrol" për transparencë në lobiizëm. Ku është për të kufiri moral i lobiizmit? "Kur për shembull një deputet ftohet në një udhëtim apo i premtohen përfitime monetare kjo është pa dyshim përpjekje e paligjshme për influencë dhe nuk mund të quhet më lobiizëm. Atëherë kemi të bëjmë me korrupsion."

"Lobbycontrol" kritikon para së gjithash lobiizmin e fshehtë, metodat e të cilit bëhen gjithnjë e më të rafinuara. Tabelat e firmave në ndërtesat e zyrave në Bruksel mund t'i kuptojnë vetëm ata që janë të mirëinformuar.