1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bullgaria voton për parlamentin e ri

dpa/rtr12 Maj 2013

Në Bullgari janë hapur qendrat e votimit. Lufta elektorale në vendin më të varfër të BE-së u karakterizua prej parregullsive.

https://p.dw.com/p/18WQY
Fotografi: BGNES

Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Bullgari në një shtypshkronjë u sekusetruan 350.000 fletë-votimi ilegale dhe të paregjistruara. Si rrjedhojë simpatizantët e disa partive u mblodhën para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Sofje, për të kërkuar zgjedhje korrekte. Me fletët e votimit të konfiskuara në qytetin Kostinbrod në perëndim të Sofjes mund të zgjidheshin 25 nga gjithsej 240 parlamentarët, tërhoqi vëmendjen kryetari i socialistëve Sergej Stanishev. Disa politikanë kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve.

Wahlen in Bulgarien
Fotografi: BGNES

Në sytë e OSBE-së

Qysh gjatë fushatës elektorale në Bullgari ka pasur akuza për mashtrime. Për shkak të frikës nga falsifikimi i zgjedhjeve si dhe blerjes së votave zgjedhjet e parakohshme vëzhgohen nga një grup mbokqyrësish të OSBE-së. Ky është grupi më i madh i mbikqyrësve qysh prej vitit 1990. Partitë e opozitës përveç tyre kanë angazhuar edhe Institutin e studimeve sociale nga Austria, SORA, për të kontrolluar numërimin e votave.

Gati shtatë milionë bullgarëve u është bërë thirrje të japin votën për parlamentin e ri. Shanset më të mira konsiderohet t’i ketë partia konservatore GERB e ish-kryeministrit Boiko Borissoë. Qeveria e tij u tërhoq para fundit të periudhës së rregullt legjislative për shkak të protestave masive kundër kursit të ashpër të kursimeve. GERB megjithatë do ta vazhdojë kursin e disiplinës strikte financiare në rast se i fiton zgjedhjet.

Forca e dytë politike, sipas sondazheve, mund të jenë socialistët. Këta premtojnë një politikë më zemërgjerë sociale dhe bashkë me Rusinë duan të ndërtojnë një central të ri atomik në vendin më të varfër të BE-së. Edhe partitë e tjera më të vogla llogarisin me përfaqësimin në parlament.

Bullgaria është që nga viti 2007 anëtare e BE-së. Kryesisht varfëria dhe korrupsioni dimrin e shkuar dhanë shkas për një valë protetstash massive në vendin ish-komunist.