1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bundesliga: Mainci humbet sërish

14 Nëntor 2010

Rezultatet e kampionatit gjerman të futbollit për këtë javë.

https://p.dw.com/p/Q8AL
Bom Svensson i ekipit të Maincit
Bom Svensson i ekipit të MaincitFotografi: AP

Dita e shtunë solli këto rezultate në kampionatin gjerman të futbollit: Bremeni dhe Frankfurti u ndanë me rezultat të bardhë, 0:0. Volfsburgu nuk arriti të ruaj epërsinë kundër Shalkes, takimi u mbyll 2:2. Këlni pësoi një humbje të thellë 0:4 në fushën e vet kundër Borusia Mënhengladbahut dhe zë tani vendin e fundit me 8 pikë. Kaizerslauterni barazoi pasi kishte pësuar tre gola prej Shtutgartit, në fund 3:3. St. Pauli humbi 0:1 ndaj Bajer Leverkuzenit. Mainci humbi 0:1 kundër Hanoverit.

Ndeshja Main - Hanover
Ndeshja Main - HanoverFotografi: dapd

Të premten Borusia e Dortmundit e rriti në shtatë pikë epërsinë e saj kundrejt ndjekësit më të afërt, pasi mundi 2:0 Hamburgun. Borusia ka 31 pikë. Sot zhvillohen ndeshjet: Hofenhajm – Frajburg dhe derbi Bajern i Mynihut – Nyremberg.

Në Formulën 1 Sebastian Vettel siguroi vendin e parë të nisjes për garën e fundit vendimtare për kampionatin botëror në Abu Dhabi.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama