1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bush takohet me Erdogan

6 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C36M
SHBA-të i kanë premtuar kryeministrit Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan) mbështetje në luftë kundër kryengritësve kurdë. Rebelët e partisë së ndaluar kurde janë si armiq të Turqisë, Irakut ashtu edhe të Shteteve të Bashkuara, tha Bush pas takimit me Erdoganin në Uashington. Ai ofroi përmirësimin e shkëmbimit të informatave të shërbimeve sekrete të të dy vendeve. Kryeministri turk u shpreh i kënaqur pas takimit me Bushin. Ai nuk përmendi si më parë ndërhyrjen e planifkuar të Turqisë në veriun e Irakut, megjithatë Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me forca të përforcuara në veriun e ketij vendi. SHBA i tremben një ndërhyrjeje ushtarake turke pasi kjo do të destabilizonte edhe pjesën më të qetë të Irakut.