1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050411 Cybermobbing

7 Prill 2011

Sharje, fyerje, tallje përmes internetit apo telefonave celularë janë pjesë e botës moderne. Në faqen e internetit Isharegossip gjithkush mund të shajë në mënyrë anonime. Viktimat nuk e dinë kush i shan dhe sulmon

https://p.dw.com/p/10pFb
Cybermobbing po bëhet gjithnjë e më problematike për nxënësit e shkollave në GjermaniFotografi: Olga Kicanovic

"Dikush shprehje të tilla që gjen sot në internet i gjeje nëpër muret e banjove të shkollave. Atëhere ishte kollaj se mund t'i lyeje muret me bojë. Kurse sot nuk e di njeri me saktësi se si mund të shuhen gjëra të tilla nga interneti. Dhe nga ana tjetër ato që shkruhen për dikë të tjerët mund t'i lexojnë 24 orë me radhë, ditën dhe natën." - thotë Bernd Schënberger, drejtor i Gjimnazit Carl-von Ossietzky në Berlin.

"Pra edhe një herë, kemi të bëjmë me ofendim, fyerje dhe shpifje... dhe të gjitha këto janë vepra penale, u sqaron nxënësve një oficer policie. Ai u sqaron nxënësve se si të rreagojnë në rast se dikush u bën mobing në internet, sepse shpesh ka pasur raste që fyerjet apo talljet në internet kanë vazhduar me rrahje brutale. Në disa shkolla ka pasur madje edhe kërcënime për amok.

Flash-Galerie Gewalt an der Schule
Fotografi: picture-alliance/dpa

Prej punës sqaruese të policisë është arritur që të shtohet numri i denoncimeve për sharje, fyerje, tallje përmes internetit apo mesazheve të shpërndara me telefon celularë.

Nxënësit e gjimnazit Carl-von Ossietzky ndërmorën një nismë për t'iu kundërvënë shpifjeve apo fyrjeve të publikuara për nxënësit e ksëaj shkolle në faqen e internetit Isharegossip. Ata postuan në këtë faqe artikuj të ndryshëm nga Wikipedia dhe në këtë mënyrë postimi që përmbante sharje kalonte në faqet e arkivit.

Kjo ide funksionon mirë, por nxënësit kërkojnë më tepër. Zëdhënsi i shkollës kërkoi në TV ndalimin e saj:

"Faqja Isharegossip nuk ka pse të ekzistojë, ajo është e tmerrshme. Askush nuk kontrollon çfarë shkruhet në internet, kush e lexon etj. Bojkotimi i kësaj faqe është një hap që mund të ndërmarrim ne si nxënës, por në perspektivë afatgjatë duhet menduar për ndalimin e saj."

Kjo sepse në këtë faqe nuk pëdoren për të fyer dikë vetëm fjalë, por edhe fotografi apo regjistrime filmike. Shpesh ndodh p.sh. që dikush poston fotografi ku shihet ndonjë nxënës se si po e rrahin të tjerët, apo dikush që është prishur me të dashur nxjerr në internet fotografi nudo të saj apo videoregjistrime të pakëndëshme.

Flash-Galerie Mobbing Schule
Nxënësit në Berlin mbrohenFotografi: picture-alliance/dpa

Psikologia Catarina Katzer merret prej disa vitesh me ndikimin e internetit dhe të rrjeteve sociale në realitetin e të rinjve. Për shumë të rinj platforma të tilla, si p.sh. facebook janë bërë pjesë e realitetit të përdishtëm. Shumë prej tyre ndajnë me të tjerët në facebook detajet e tyre më intime dhe i harrojnë rreziqet e internetit.

Ktehemi tek faqja Isharegossip, ku ndër të tjera, sikurse tregon Luiza, nxënëse në gjimnazin Carl-von Ossietzky mund të lexosh edhe gjëra të tilla: "Do të të vras, do të vij natën dhe do të të vras. Në rast se dikush do të më shkruante gjëra të tilla do kisha frikë, sepse nuk e di se kush i shkruan dhe sa seriozisht e ka."

Për këtë arsye hjithnjë e më shkolla po përpiqen t'i sqarojnë nxënësit për rreziqet e internetit dhe si mund të mbrohen prej tyre.

Autor: Annabelle Lutz/ Aida Cama