Dëbora bllokon trafikun në jug të Gjermanisë
11 Nëntor 2007Reklamë
Rreshjet e dëborës në Gjermani kanë shkaktuar një kaos të vërtetë në jug të Gjermanisë.Si pasojë e ngricave, disa makina u përplasën me njëra tjetrën duke blluar për disa orë trafikun.Dëbora arrin deri në 70 cm në zonën e alpeve ku si pasojë e mjegullës dhe rrezikut nga orteqet të gjitha pistat e skijimit u mbyllën.Shërbimi meteorologjik gjerman parashikon një stuhi që mund të zgjasë deri ne 12 orë dhe sasia e reshjeve të dëborës të arrijë deri 1 metër në landin e Bavarisë.