1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dalja nga kriza - Unicefi gjerman zgjedh kryetarin e ri

Bartlick, Silke (DW Berlin) 12 Prill 2008

Unicefi i Gjermanisë dëshiron që të lë pas vetes aferën e donacioneve: kryetar i i ri i Unicefit u zgjodh të premten (11.4.) sipërmarrësi Jyrgen Heraues. Më parë ishin zgjedhur edhe tetë anëtarë të rinjë të kryesisë.

https://p.dw.com/p/DgbI
Kryetari i ri i UNICEF-it gjerman, Jyrgen Heraeus
Kryetari i ri i UNICEF-it gjerman, Jyrgen HeraeusFotografi: AP

Me drejtimin e Unicefit gjerman tani do të mirret një kryetar i ri: sipërmarrësi 71 vjeçar Jyrgen Heraues. Në detyrën e re ai do të ndihmohet nga zëvendëset Ann Kathrin Linsenhoff dhe gazetarja Maria von Welse. Për këtë vendosi të enjten njëzëri kryesia e re e sapokompletuar në mbledhjen e saj të parë. Detyrë kryesore sipas Jyrgen Heraues tani është rifitimi i besimit dhe Unicefi i Gjermanisë të jetë transparent në punën e tij:


'Ne jemi në përgatitje që raportin e ardhshëm mbi punën tonë ta prezantojmë në detaje si një raport biznesi të një ndërrmarrjeje. Ne do të informojmë për gjendjen financiare, për ndihmat e dhëna, prej nga vijnë ato'.


Për shkak të parregullësive të gjetura në këtë organizatë në shkurt të këtij viti Instituti qendror gjerman për çështje sociale i tërhoqi asaj vulën e donacioneve të bamirësisë. Më parë ish-politikanja e njohur socialdemokrate Heide Simonis si kryetare dhe sekretari i përgjithshëm Dietrich Garlichs dhanë dorëheqjen për shkak të kësaj afere. Ndihmësit vullnetarë u tërhoqën të zhgënjyer gjë që i kushtoi shumë organizatës. Sipas disa përllogaritjeve deri tani janë shkaktuar shtatë milionë euro humbje.


'Por shpresoj që këto të holla do të arrijmë t'i kthejmë prapë sepse më duhet ta theksoj këtë se askush nuk ka prekur në arkë'.


Megjithatë Heraeus e pranon që në të kaluarën nuk është punuar siç duhet. Këtë gjendje planifikon ta ndryshoj kryesia e re e Unicefit. Me një status të ri, struktura të reja si dhe me një sekretar të ri profesional i cili nuk është caktuar ende:


'Për mendimin tim Unicefi është një prej organizatave më të mira humanitare që ekziston', thotë Ann Kathrin Linsenhoff. Dhe Komiteti gjerman ka qenë gjithmonë një prej shtyllave kryesore të veprimtarisë së kësaj organizate në mbarë botën.