1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

De Maizière: kufiri turko-grek, prioriteti ynë

Max Hofmann25 Shkurt 2016

Greqia tërhoqi ambasadoren nga Vjena, pas samitit ballkanik. Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere diskutoi në Bruksel me homologët e BE situatën e refugjatëve. Ekskluzivisht ai e shpjegon gjendjen për DW.

https://p.dw.com/p/1I2Zd
EU Innenministertreffen in Brüssel De Maiziere mit Asselborn und Avramopoulos
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Thys

DW: Zoti Ministër, sa ju shqetëson fakti që tashmë shtete të BE tërheqin ambasadorë nga shtete të tjera të BE, në këtë rast Greqia nga Austria?

Thomas de Maizière: Këtë nuk dua ta vlerësoj, kjo është një çështje greke dhe austriake. Por unë mendoj se duhet të përqendrohemi tek zgjidhja e problemeve.

DW: Para takimit në Bruksel thatë se zgjidhja për problemet, që ekzistojnë nuk duhet të lihet më vetëm në supet e Gjermanisë. A do të thotë kjo që jeni i gatshëm t'i siguroni më fort kufijtë gjermanë, po të mos përmirësohet situata?

Thomas de Maizière: Ne punojmë për pakësimin e numrit të refugjatëve, në radhë të parë në kufirin e Turqisë me Greqinë. Kjo ka tani prioritet kohor dhe përmbajtësor. Ne bëjmë përpjekje që kjo të ketë sukses. Për këtë ne do të japim kontribute. Po të mos kemi sukses, edhe unë jam për masa të koordinuara evropiane.

DW: A është e përgatitur Ministria e Brendshme për t'i siguruar më fort kufijtë midis Austrisë dhe Gjermanisë?

Thomas de Maizière: Kjo nuk është në përputhje me përgjigjen, që sapo thashë, por ne jemi të përgatitur për shumë masa.

DW: A mund të përmendni një shembull? Sepse ka mbetur shumë pak kohë deri në 7 mars?

Thomas de Maizière: Jo.

DW: Çfarë duhet të ndodhë me shifra, në mënyrë që ta vlerësoni si sukses bashkëpunimin me Turqinë deri në 7 mars?

Thomas de Maizière: Kemi pasur shifra shumë të ndryshme në javët e fundit, nga shifrat nën dhjetë deri në shifrat mbi 4000. Shumë prej tyre ishin të ndikuara nga moti. Dhe kjo nuk mund të jetë e drejtë, prandaj ne tani edhe me angazhimin e NATO-s kemi transparencë për atë që ndodh nëpër bregdete. Kjo do të thotë që ne ndihmojmë me NATO-n, me masa bilaterale, që Turqia të marrë nga ana e saj masat e nevojshme. Dhe kjo do të thotë, që ne kemi nevojë për disa ditë rresht, për një reduktim të qartë, të dukshëm të numrit të refugjatëve, i cili të shihet se është arritur nga masat e Turqisë.

DW: Sa optimist jeni që kjo do të ketë sukses?

Thomas de Maizière: Unë jam njeri optimist.

DW: Shumë falemnderit, zoti Ministër!