1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Debate dhe shqetësim për euron

Peter Stützle/Aida Cama7 Gusht 2012

Nuk ka mbetur shumë mundësi, për të arritur që politikanët gjermanë të jenë të një mendjeje, kur bëhet fjalë për euron. Shumicës së tyre u interesojnë synimet e veta politike, kur flasin për euron.

https://p.dw.com/p/15kpE
European Central Bank (ECB) President Mario Draghi speaks during the monthly news conference in Frankfurt August 2, 2012. Euro zone economic growth is weak and uncertainty about the outlook is weighing on confidence in the bloc, European Central Bank President Mario Draghi said on Thursday after the ECB kept interest rates on hold. REUTERS/Alex Domanski (GERMANY - Tags: BUSINESS)
Fotografi: picture alliance/dpa

Kryeministri italian Mario Monti ia doli mbanë. Me një citat të vetëm ai nxiti shqetësimin e të gjitha kampeve politike, për të mbrojtur plot fjalë sulmin mbi të drejtat e tyre parlamentare. Në një intervistë me revistën politike informative gjermane "Spiegel" ish Komisari i BE-së tha: "Nëse qeveritë varen krejtësisht nga vendimet e parlamenteve, pa pasur hapësirën e vetë të veprimit, atëherë shpërbërja e Evropës do të jetë shumë më e mundshme se sa integrimi edhe më i madh."

Berlin 09.10.2007, Michael MEISTER, Mitglied der Bundestagsfraktion der CDU, aufgenommen waehrend einer Podiumsdiskussion zum Deutschen Toursimusgipfel.
Michael Meister CDUFotografi: picture-alliance/dpa

Në kohën e krizës së euros nuk duhet shumë për të shkaktuar histeri. Kristiandemokrati Michael Meister i tha gazetës së Berlinit "Tagesspiegel": "Në Evropë ne nuk kemi nevojë për më pak por për më shumë demokraci." Socialdemokrati Joachim Poß theksoi për "Rheinischen Post" se: Në Itali me sa duket mënyra se si është parë parlamenti ka vuajtur nga vitet e Berluskonit."

Qeveria gjermane distancohet nga Monti

Vetë qeveria gjermane u distancua qartë. "Mendimi i kancelares federale është se në Gjermani ka pasur eksperienca të mira me masën e duhur të pjesëmarrjes së parlamentit," tha zëvendësi i zëdhënësit të qeverisë Georg Streiter duke përmendur vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese gjermane, për rritjen edhe më shumë të kësaj pjesëmarrjeje. Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle plotësoi: "Kontrolli parlamentar i politikës evropiane është i padiskutueshëm."

Monti e patë lëshuar fjalinë në lidhje me paralajmërimet për shpërbërjen e Bashkimit Evropian. "Tensionet që kanë shoqëruar vitet e fundit zonën e euros, tregojnë për shenjat e një shpërbërjeje psikologjike të Evropës", tha Monti. Me shqetësimin e tij për kthimin e Evropës sërish në shtete të ndara, Monti nuk është i vetëm, edhe politikanë gjermane janë shprehur kohët e fundit për këtë.

Tone të ashpra nga Bavaria

Bayern/ CSU-Generalsekretaer Alexander Dobrindt gibt am Freitag (20.04.12) in Andechs vor Beginn einer Klausurtagung der CSU ein Interview. Das umstrittene Betreuungsgeld und der Erfolg der Piratenpartei sind wichtige Themen bei der Klausur des CSU-Vorstands, die am Freitag im oberbayerischen Kloster Andechs begonnen hat. Bei dem zweitaegigen Treffen will die CSU das Signal an die Koalitionspartner schicken, dass am Betreuungsgeld festgehalten werden muss. (zu dapd-Text) Foto: Uwe Lein/dapd
Alexander DobrindtFotografi: dapd

Edhe politikanë gjermanë kanë kontribuar për ashpërsimin e tonit në Evropë. Si përshembull sekretari i përgjithshëm i Partisë Kristiansociale CSU, Alexander Dobrindt me replikën jo diplomatike: "Lakmia për paratë e taksapaguesve gjermanë e kanë cuar Montin në preferenca jodemokratike." Më parë ministri bavarez i Financave Markus Söde pati kërkuar nxjerrjen e Greqisë nga zona e euros. Ai pasoi thëniet e ministrit bavarez të Ekonomisë Martin Zeil nga partia e demokratëve liberalë FDP: "Kush nuk është në gjendej të përmbushë kushtet e vendosura, duhet të largohet nga zona e euros."

Motive të politikës së brendshme

Fakti që tone të tilla të ashpëra kundër vendeve evropianë në krizë vijnë nga Bavaria, ka të bëjë me politikën e brendëshme atje. Gjatë zgjedhjeve të landit një vit më parë, Partia Kristiansociale CSU u rrezikua për herë të parë në gjysmëshekullin e fundit të humbiste pushtetin, kurse liberalët FDP, të futeshin në parlament. Të dy partitë shihen të rrezikuara nga Zgjedhësit e Lirë, të cilët u futën për herë të parë në parlamentin e landit katër vjet më parë dhe me kursin e theksuar euroskeptik duket se kanë dalë për gjuetinë e votave.

Rreziku për partitë në pushtet në Bavari nuk ka ardhur kurrë nga e majta, por nga e djathta dhe nga kampi liberla- konservator. Partia e Kristianëve Socialë i ka shpëtuar këtij rreziku duke iu afruar sfiduesve me politikën e tyre. Në këtë mënyrë arriti CSU të fitonte në vitet pesëdhjetë kundër Partisë Fshatare, parti separatiste- liberale, dhe në vitet gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë të pengonte futjen në parlamentin e landit të nacionaldemokratëve ekstremistë të djathtë dhe republikanëve.