1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Demonstratë masive në Kairo pavarësisht bllokimit të transportit

1 Shkurt 2011

Pavarësisht ndërprerjes së transportit hekurudhor dhe rrugor nga autoritetet, opozita egjiptiane ka organizuar një protestë masive kundër presidentit Hosni Mubarak.

https://p.dw.com/p/QxGn
Demostratë e masive në KairoFotografi: picture alliance/dpa

Në mesditë rreth 100.000 demonstrues u mblodhën në qendrën e Kairos. Me altoparlantë dhe pankarta ata kërkuan sërish dorëheqjen e kryetarit të shtetit. Opozita kishte njoftuar, se në ditën e tetë të protestës do të mblidhte një milion demonstrues. Ushtria ishte e pranishme por i nuk ka penguar protestat.

Dossierbild Ägypten Proteste gegen Mubarak Regierung Kairo Nr. 2
Lidhjet telefonike me celularë dhe interneti vazhdojnë të jenë të prishura. Një aleancë e përbërë nga shumë grupe opozitare në Egjipt kishte bërë thirrje për grevëFotografi: AP

Sipas njoftimeve në medie, lidhjet telefonike me celularë dhe interneti vazhdojnë të jetë të prishura. Një aleancë e përbërë nga shumë grupe opozitare në Egjipt kishte bërë thirrje grevë të përgjithshme dhe protesta masive në mbarë vendin. Zëvendëspresidenti i ri egjiptian Omar Suleiman, premtoi dialog dhe reformë kushtetuese. Ai foli edhe për mundësinë e përsëritjes së zgjedhjeve parlamentare të nëntorit në rajonet e kontestuara.

Sipas një informacioni të televizionit arab Al Xhazira në Egjipt është paralizuar pjesërisht transporti hekurudhor, për të penguar ardhjen e demonstruesve. Sinjali i telefonisë celularë është prishur. Edhe me ofruesin e fundit të madh të internetit nuk ka më lidhje. Ushtria egjiptiane njoftoi se nuk do të përdorë dhunë kundër demonstruesve paqësorë. Ushtria njeh legjitimitetin e kërkesave të popullit, thuhet në një deklaratë të udhëheqjes së ushtrisë.

Ägypten Kairo Proteste Mubarak Polizei Demonstration
Rreth 100.000 demonstrues mblidhen në qendrën e KairosFotografi: AP

Deri në orët e vona natës, në sheshin Tahrir në qendër të Kairos, mijëra vetë demonstruan kundër regjimit autoritar të presidentit Mubarak, pa marrë parasysh ndalimqarkullimin zyrtar. E ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme, Catherine Ashton i bëri thirrje presidentit Mubarak të ndërmarrë hapa për një "tranzicion të rregullt" dhe "zgjedhje të lira dhe të ndershme: "Tranzicioni i drejtuar përmes një procesi reformash demokratike do të pregatisë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne duam të shohim një rrugë paqësore dhe konstruktive drejt së ardhmes, të bazuar në dialogun serioz dhe të hapur, me shoqërinë civile dhe opozitën."

Autor: DW/ Eliana Xhani

Redaktoi: Aida Cama