1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

311010 EU Atommüll Endlager

2 Nëntor 2010

Ditën e mërkurë, më 3 nëntor, Komisioneri evropian për Energjinë, Gynther Oettinger, do të bëjë prezantimin e rregullave, për mënyrën se si duhet t`i trajtojnë vendet anëtare të Bashkimit Evropian plehrat atomike.

https://p.dw.com/p/PviT
Pjesëmarrës i një demonstrate në Berlin kundër depozitimit të mbeturinave atomike në Gorleben, 25 tetor 2010.Fotografi: AP

Sipas burimeve nga Komisioni i BE-së rregullat parashikojnë, që brenda katër viteve të ardhshme të 27 vendet anëtare duhet t`i prezantojnë Brukselit planet kombëtare për depozitimin përfundimtar të plehrave atomike. Kjo do të thotë se BE është duke kërkuar përzierje më të madhe në politikat kombëtare të energjisë. Deri tani energjia atomike nuk ka qenë pjesë e përgjegjësisë së Komisionit të BE-së.

BE jep përgjigje negative për idenë e shkarkimit të plehrave atomike në Rusi

Ditën e premte, më 5 nëntor, nga La Hague e Francës do të nisen 11 konteinerë me mbeturina atomike me radioaktivitet të lartë në drejtim të Lychov- Dannenberg-ut në Saksoninë e Poshtme. Udhëtimi do të sigurohet nga 16.500 policë, organizatorët e demostratave parashikojnë pjesëmarrjen e 30 mijë demostruesve.

EU Energie Günther Oettinger
Komisioneri evropian për Energjinë, Gynther OettingerFotografi: picture-alliance/Wiktor Dabkowski

BE propozon rregulla të reja për depozitimin

Kjo nuk pritet të ndryshojë as me rregullat e reja, që propozon Gynther Oettinger. Komisioneri i BE-së për Energjinë prezanton ditën e mërkurë më 3 nëntor një dokument me titullin: Propozime për rregullat e vendosura nga Këshilli mbi depozitimin përfundimtar të elementëve të harrxhuar djegës. Në të thuhet se: "Problematika është shumë delikate dhe duhet bërë kujdes edhe për informimin e publikut dhe pjesëmarrjen e tij në proceset vendimmarrëse."

Këtë e mirëpresin shumë kundërshtarë të energjisë atomike. Sepse ata ndihen të lënë mënjanë në marrjen e vendimit për të sjellë plehrat atomike në Saksoninë e Poshtme. Megjithatë Oettinger nuk shprehet në propozimin e tij në mënyrë specifike për këtë. Megjithëse rregullat e tij duhet të shtrojnë rrugën për depozitimin përfundimtar të plehrave atomike në Evropë. Nisma e tij ligjore duhet të krijojë kuadrin për planet kombëtare të trajtimit të plehrave atomike, të cilat vendet anëtare të BE-së duhet t`i prezantojnë brenda katër vjetësh pas futjes në fuqi të rregullave të reja evropiane, duke përfshirë edhe perspektivën, se çfarë duhet të ndodhë me plehrat radioaktivë në një afat të mesëm. Sepse në të gjithë Evropën nuk ekziston asnjë depozitues përfundimtar i plehrave atomikë, ndërkohë që ekzistojnë shumë centrale.

Symbolbild Atommüll
Fuqi me ndotje atomikeFotografi: picture-alliance/dpa

Por rregullat e reja kanë shumë kleçka, thotë Rebecca Harms, deputete evropiane e Të gjelbërve:

"Nëse një vend anëtar thotë për shembull se elementet e harxhuar djegës duhet të vazhdojnë të përdoren, atëherë ai vend del jashtë kuadrit të këtyre rregullave."

Nevoja e një inventari për sasinë e mbeturinave atomike në Evropë

Deri tani nuk është e qartë sa plehra radioaktive ekzistojnë në Evropë, thotë Harms: "Në Gjermani ne kemi përjetuar skandalin më të madh në një stacion përfundimtar depozitimi, në Asse. Vlerësimi i tij, ndjekja e konseguencave të duhura, do të kishte qenjë një punë e mirë."

Miniera e Asse-s është një minierë kripe në Saksoninë e Poshtme, e cila ndodhet që prej vitit 1965 në studim për depozitimin përfundimtar të plehrave radioaktive. Shumë vite me radhë miniera shihej si shembull i mirë për depozitim, por muret e tuneleve kanë filluar të rrjedhin dhe uji futet në gropa. Kështu që radioaktiviteti mund të shpëlahet bashkë me ujin, thonë ekspertët. Vende të tjera janë duke bërë studime për depozitim në granit, ose në shtresa argjili.

Autor: Christoph Prëssl/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica