1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fetivali “Deti i Bardhë - Letërsitë përreth Mesdheut”

Arben Muka7 Tetor 2013

Pas Berlinit dhe Triestes, Tirana ishte mikpritëse e Festivalit letrar “Deti i Bardhë - Letërsitë përreth Mesdheut”, një takim shkrimtarësh dhe lexuesish që diskutuan mbi përjetimet në totalitarizëm.

https://p.dw.com/p/19uZX
Fotografi: DW/A. Muka

Lexuesit përballë autorëve. Ky ishte formati i edicionit të tretë të festivalit ndërkombëtar nën kredon “Europa si hapësirë kujtese”. Shkrimtarët nga Gjermania, Zvicra, Egjipti dhe Shqipëria nëpërmjet leximeve nga vepra e tyre krijuan një tablo me elementë që i bashkojnë dhe i ndajnë vendet e tyre përreth Mesdheut. Si një hapësirë sa politike aq dhe poetike, sa shprese aq dhe pikëllimi për ata që e kapërcejnë për një jetë më të mirë. Për panelistët e festivalit Lindita Arapi, Khaled Al-Khamissi, Arian Leka, Luljeta Lleshanaku, Fatos Lubonja, Ilma Rakusa, Hans-Ulrich Treichel dhe Agron Tufa një nga pyetjet që u daravit më shumë gjatë diskutimeve ishte se në çfarë mënyre janë përpunuar përvojat totalitare dhe si e kane gjetur ato udhën për të hyrë në kujtesën letrare në secilin nga vendet e tyre.

Prof. Christina Weiss, ish ministre e shtetit për Kulturën në Gjermani, në rolin e kuratores së projektit thotë se në përshkrimin e së shkuarës duhet ndershmëri. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve që lëvizin nga një vend në një vend tjetër ne synojmë që të krijojmë një atmosferë dialogu për identitetin dhe për një të ardhme të përbashkët në vende përreth Mesdheut, thotë ajo për DW.

Christina Weiss
Christina Weiss, ish ministre e shtetit për Kulturën në GjermaniFotografi: DW/A. Muka

“Nisemi nga parimi se shkrimtarët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në gjetjen e një identiteti të ri. Kjo për faktin se ata tregojnë historitë e jetës, që nuk janë gjë tjetër veç histori të përjetuara. Shkrimtarët kontribuojnë që bëjnë historinë të përjetueshme, të kuptueshme. Secili prej nesh e gjen veten në historitë e letërsisë, në anët pozitive dhe negative. Nëse ne do të arrijmë rë refkletojmë për vetveten, do të jemi të aftë që bashkë me të tjerët të mendojmë për një të ardhme të përbashkët. Ne duhet të jemi të ndershëm, të drejtë me të shkuarën tonë, por dhe atë të të tjerëve”..

Das Weiße Meer
Pamje nga aktivitet "Das Weiße Meer" në TiranëFotografi: DW/A. Muka

Po pse u zgjodh Tirana për stacionin e tretë të festivalit ndërkombëtar letrar “Deti i Bardhë - Letërsitë përreth Mesdheut”? Michael Thoss, përfaqësues nga Allianz Kulturstiftung, që së bashku me Literarisches Colloquium Berlin, ishin organizatorët e aktivitetit, shpjegon për DW se qëllimi është për të tejkaluar të panjohurënNe në fillim kemi qënë në Trieste, që është një vend shumë i njohur, në një kohë që Tirana është një vend ende i panjohur, por dhe i mistifikuar. Por për ne është shumë e rëndësishme që Tirana të bëhet po aq e njohur sa Trieste, me gjithë kundërshtitë që ka brenda vetes dhe me gjithë lidhjet që ka me Mesdheun. Për momentin zona mesdhetare më shumë është një plagë, se sa e integruar, për këtë bindemi kur dëgjojmë lajmet më të fundit mbi qindra jetë të humbura në rrugëtimin e tyre për një jetë më të mirë drejt Europës. Gjithashtu është e rëndësishme të zbulojmë dhe kuptimin e asaj mikëpritjeje, që në zonën Mesdhetare ka një traditë shumë të lashtë, e që për fat të keq për shkaqe politike dhe ekonomike e kemi disi të humbur. Ne në vendet e pasura kemi shumë për të mësuar nga vendet e tjera të Mesdheut.”

Michael M. Thoss von der Allianz Kulturstiftung, Berlin. Copyright: Allianz Kulturstiftung Bild (samt Copyright Freigabe) geliefert von Hanna Klosi, Trainee, Allianz Kulturstiftung, Pariser Platz 6, D 10117 Berlin.
Michael Thoss Allianz Kulturstiftung BerlinFotografi: Allianz Kulturstiftung

Jonila Godole, pedagoge në Shkencat e Komunikimit në Universitetin e Tiranës, në rolin e organziatores së festivalit të Tiranës, i shikon shumë të dobishme formate të tilla ballafaquese krijues – lexues. “Ndikojnë për daljen nga izolimi, si të shkrimtarëve ashtu dhe lexuesve të veprës së tyre, në tejkalimin e vetvetes. Krijohet një atmosferë njohjeje të tjetrit, si premisë për institucionalizmin e shkëmbimit kulturor. Kjo është shumë pozitive dhe panele të tilla duhet të kemi më shumë, si ura miqësie mes popujve, mes kulturave”, thotë Godole për DW.

Medien Wahlen Albanien
Jonila Godole pedagoge në Universitetin e TiranësFotografi: Jonila Godole