1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deutsche Welle – krejtësisht i informuar

12 Shkurt 2009

Deutsche Welle - Radio është pranë jush çdo orë me një emision informativ 15 - minutësh nga ora 08:30 deri në orën 17:30

https://p.dw.com/p/Cdoe

Transmetimet e Deutsche Welle-s në gjuhën shqipe

Çdo ditë nga ora 08:30 deri në orën 17:30, për çdo orë Deutsche Welle ofron një program informativ 15 minutësh. Përmbajtja e programit është 5 minuta lajme dhe 10 minuta informacione aktuale me kronika, analiza dhe intervista. Rubrikat që transmetohen në fundjavë përmbajnë tema nga politika, ekonomia, shoqëria, kultura dhe shkenca.

Të shtunave: "Java në Fokus" - pasqyrë e zhvillimeve kryesore të javës. "Kaleidoskop" - tema të larmishme nga shoqëria dhe lifestyle.

Të dielave: "Pas Kuintave" - vështrim në kontekstin e ngjarjeve.

Rubrika "Hapat" - proceset e integrimit evropian.

"Evropa në Fokus" - informacion mbi zhvillimet në vendet e ndryshme të BE-së.

Inormacionet e DW-së vihen në dispozicion edhe si podcast. Të interesuarit mund të abonojnë edhe DW – newsletter.

DW Antenne
Fotografi: DW

Programet e Radios DW transmetohen në frekuencat FM 106 në Tiranë dhe FM 88,6 në Prishtinë, si dhe në satelitët:

Hot Bird 8:13° në Lindje
Programi për Prishtinën: Kanali DW-FM06, për Tiranën Kanali DW-FM07

Frekuencat e satelitit Hotbird 8 për programet e Deutsche Welle-s mund t´i gjeni më poshtë në dokumentin pdf.