1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhurata Krishtlindjesh pa të vrarë ndërgjegjia

Stephanie Höppner /Pandeli Pani24 Dhjetor 2013

Firma Fairnopoly u themelua në formën e kooperativës në Berlin rreth një vit më parë nga një grup aktivistësh të rinj.

https://p.dw.com/p/1AfAL
Fotografi: cmfotoworks - Fotolia.com

Një kapuç për thuajse 75 euro. Çmim ky pak i shtrenjtë sot kur gjithandej ofrohen tekstile të prodhuara lirë dhe kudo gjen oferta. Por ky kapuç është prodhuar me rrugë ekologjike dhe pesë përqind të shumës së blerjes shkojnë në favor të organizatës humanitare "Inxhinierët pa kufij".

Këto lloj produktesh ofrohen nga Fairnopoly, një platformë e re shitjesh në internet. Kjo firmë synon të ofrojë një alternativë ndaj platformave eBay dhe Amazon. Edhe pse produktet tek Fairnopoly nuk janë të lira ato mund t'i blesh pa të vrarë ndërgjegjia. "Natyrisht produktet e tregtuara në mënyrë të drejtë "fair" që ne duam të promovojmë janë shpesh më të shtrenjta", thotë drejtori i Fairnopoly Felix Weth në bisedë DW. Synimi është që blerësit të ndërgjegjësohen për kushtet e prodhimit.

Fairnopoly Crowdfunding Berlin Felix Weth
Felix WethFotografi: Fairnopoly

Sikurse në Ebay edhe në Fairnopoly mund të ofrohet për shitje çdo gjë: rroba, këpucë, libra, instrumente muzikore, lojëra, kozmetikë apo mobilje. Aty mund të shiten jo vetëm produkte të reja, por edhe të përdorura. Me filtra speciale klienti mund të përzgjedhë se ç'lloj prodhimesh do. Për shembull me filtrin "i vogël dhe i çmuar" mund të zgjedhësh mallra nga prodhues të vegjël që i prodhojnë mallrat e tyre me materiale të cilësisë të lartë. Dhjetëra mijëra produkte janë në dispozicion, përfshirë edhe shumë nga shitës me shumicë. Jo të gjitha produktet tregtohen në mënyrë të drejtë, por produktet e tipit "fair trade" sponsorizohen - p.sh. nëpërmjet komisioneve më të ulëta.

Wikipedia si shembull

Firma u themelua në formën e kooperativës në Berlin rreth një vit më parë nga 34-vjeçari Feliks Weth dhe një grup aktivistësh të rinj. Ideja ishte që të krijonim "një ndërmarrje shoqërore që mbështet ata që luftojnë korrupsionin," thotë Feliks Weth. Për çdo transaksion që bëhet përmes Fairnopoly një përqind u dhurohet gurpeve dhe nismave që luftojnë aktivisht korrupsionin. Përveç kësaj Fairnopoly ofron transparencë të madhe - veprimet në llogarinë bankare mund t'i ndjekësh.

Po ashtu kjo sipërmarrje finacohet edhe me ndihmën e fushatave crowdfunding - për mbledhjen e fondeve. Dhe kush nuk dhuron dot para, ai mund të kontribuojë me punë vullnetare, p.sh. si programues.

Fairnopoly Crowdfunding Berlin
Fushata crowdfunding e sipërmarrjes FairnopolyFotografi: Fairnopoly

Markus Beckmann që punon në katedrën për Corporate Sustainability të Universitetit Erlangen-Nürnberg thotë në bisedë me DW-në se target grupi i Fairnopoly janë të ashtuqajturit "lohas". Ata kanë në përgjithësi shumë para dhe motoja e tyre është Lifestyle of Health and Sustainibility prej nga rrjedh edhe akronimi "lohas". Sipas Markus Beckmann rreth 15-25% e popullsisë në Gjermani janë "lohas".