1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dialog Ndërfetar në Ditët e Katolikëve

Sonje Storm/Pandeli Pani30 Maj 2014

Në Ditët e Katolikëve në Regensburg janë ftuar për një dialog të përbashkët hebrenj, myslimanë dhe të krishterë.

https://p.dw.com/p/1C97i
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në predikimin e tij me rastin e ditës së Ngjitjes së Krishtit në Qiell ipeshkvi i Regensburg Voderholzer u bëri thirrje pjesëmarrësve për më tepër angazhim social dhe shoqëror. Deri të dielën në Ditët e Katolikëve pritet të marrin pjesë rreth 80 mijë vizitorë. Në shërbesën fetare me rastin e ditës së Ngjitjes së Krishtit në Qiell mori pjesë dhe Presidenti gjerman Joachim Gauck, i cili e hapi zyrtarisht këtë aktivitet të mërkurën (27.05).

Eröffnungsfeier Deutscher Katholikentag Alois Glück Gauck
Fotografi: picture-alliance/dpa

Marrëdhëniet mes të krishterëve dhe hebrenjve

Në qendrën e bashkësisë hebreje të Regensburgut, Ilse Danzig po përgatitet për aktivitetin tjetër të Ditëve të Katolikëve. Në kuadër të dialogut ndërfetar po zhvillohen mjaft veprimtari, në të cilat marrin pjesë edhe kardinali Lehman dhe peshkopi Voderholzer. Ilse Danziger thotë se marrëdhëniet mes të krishterëve dhe hebrenjve në Regensburg janë shtuar dhe përmirësuar për dekada të tëra. Ajo mendon se Regensburgu është një shembull i mirë - dhe këtë do ta bëjë të njohur edhe në Ditët e Katolikëve.

"Duhet bërë i qartë fakti që fetë kuptohen me njëra-tjetrën dhe se nuk është siç thuhet shpesh në shtyp, se ato nuk mund të flasin me njërin apo tjetrin. Ne duam të tregojmë se ne flasim dhe komunikojnë me njëri-tjetrin, e kuptojnë njëri-tjetrin dhe e plotësojmë njëri-tjetrin." - thotë Ilse Danzig.

Bildergalerie Moscheen in Deutschland Hamburg
Fotografi: picture alliance/dpa

Muslimanët e zakonshëm tregojnë për fenë

Disa rrugë më tej edhe xhamia turke qe Regensburgut hap dyert në kuadër të aktiviteteve të Ditëve të Katolikëve. Emre Öndin studion shkenca politike dhe shkëmbimet mes njerëzve të zakonshëm i sheh si mundësi të madhe që të zhvillohet një dialog me mesazhe të qarta. Gjatë këtyre aktiviteteve "janë muslimanët e zakonshëm që tregojnë për fenë islame dhe jo klerikët e shkolluar. Njerëzit e thjeshtë tregojnë për veten e tyre, pra si falen, çfarë është xhamia, apo mënyrën se si jetojmë ne këtu."

Dialog i përbashkët

Eröffnungsfeier Deutscher Katholikentag Besucher Regenschirm
Fotografi: picture-alliance/dpa

Për herë të parë në Ditët e Katolikëve janë ftuar për një dialog të përbashkët hebrenj, myslimanë dhe të krishterë. Edhe pse parku ku parashikoheshin të zhvilloheshin diskutime të hapura dhe takime po përmbytet nga shiu takimet në kuadrin e Dialogut Ndërfetar po zhvillohen në çadra. Emre Öndin thotë: "është patjetër një gjest i mirë që dhe ne muslimanët jemi ftuar në Ditët e Katolikëve, sepse kjo nuk ndodh çdo ditë."