1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dialogu i parë pas pavarësisë së Kosovës me tone konstruktive

9 Mars 2011

Negociatat e filluara mbrëmë mes palës kosovare dhe asaj serbe për zgjidhjen e çështjeve teknike kanë vazhduar sot në mëngjes. Palët u shprehën të kënaqura me takimin e parë i cili u mbajt në Bruksel.

https://p.dw.com/p/10Vnu
Edita TahiriFotografi: DW

Ky ishte takimi i parë i delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, ku megjithë mirësjelljen e shprehur, që në fillim u panë dallime esenciale rreth pavarësisë së Kosovës. Terminologjia ishte e ndryshme. Ndërsa shefja e delegacionit nga Prishtina Edita Tahiri, fliste për shtetin dhe Republikën e Kosovës, udhëheqësi i delegacionit serb Borislav Stefanoviq përdorte terminologjinë e dikurshme Kosovë e Metohi, duke lënë të nënkuptonte se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Takimi në zyrën e Robert Cooperit

Verhandlungen zwischen Serbien und dem Kosovo
Borislav StefanoviqFotografi: DW

Palët para vetes nuk përdorën simbolet e Kosovës apo Serbisë. Edita Tahiri përshëndeti delegacionin e Beogradit "në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës", ndërsa Stefanoviq e quajti shefen e delegacionit kosovar, "një negociatore me përvojë" dhe, siç tha ai "të aftë". Përveç delegacioneve dhe përfaqësuesit të shefes së diplomacisë evrpiane Cooper, në takimin e parë ishin të pranishëm edhe drejtori i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Pierre Mirel dhe zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman.

Në takimin e parë, që zgjati rreth dy orë, palët kanë biseduar për katastrat dhe regjistrat e gjendjes civile. Pritet që në këtë raund të hapen edhe çështjet që kanë të bëjnë me komunikacionin ajror, kryesimin e CEFTA's dhe vulat e doganave të Kosovës.

Takimi ishte konstruktiv

Stefanoviq deklaroi për mediat serbe se ata kanë gjetur disa pika të përbashkëta me delegacionin e Prishtinës, ndonëse ende nuk ka ndonjë marrëveshje për çështjet konkrete. Dita e parë, sipas tij, jep shpresë se marrëveshjet e para do të arrihen shumë shpejt. Zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri edhe në Bruksel theksoi se fjala është për një dialog për çështjet teknike duke përjashtuar mundësinë e hapjes së dialogut për statusin e Kosovës. Sipas delegacionit të Kosovës dhe shumë qeverive perëndimore, statusi i Kosovës është një çështje e zgjidhur.

Verhandlungen zwischen Serbien und dem Kosovo
Godina e BE-sëFotografi: DW

Dialogu i tretë

Dialogu i filluar në Bruksel është mundësuar pas miratimit në shtator të vitit të kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB të një rezolute me të cilën u mbështet vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konstatusar se pavarësia nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Me këtë rezulutë është kërkuar që palët të fillojnë dialogun për zgidhjen e cështjeve kontestuese. Më parë, në vitin 2006 dhe 2007 kanë dështuar përpjekjet e Marti Ahtisaarit dhe Trojkës për arritjen e një kompromisi mes palëve. Pritet që palët të takohen çdo dy deri në tri javë, për të diskutuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me lehtësimin e kushteve për jetën e qytetarëve.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Eliana Xhani

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë