1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Diktatura: gjithçka qё tё trembte ata qё hynё nё ambasada

Arben Muka / Tiranë28 Qershor 2015

Alfred Plaka, 25 vjet mё parё hyri nё Ambasadёn Gjermane nё Tiranё. Ai kujton atmosferёn e tensionuar tё muajve qershor dhe korrik tё vitit 1990 dhe pёrpjekjet e autoriteteve pёr tё ndalur dyndjen e qytetarёve.

https://p.dw.com/p/1FoTu
Alfred Plaka më 02.08.1990
Alfred Plaka më 02.08.1990Fotografi: Privat

Alfredi ёshtё 42 vjeç dhe jeton aktualisht me familjen e tij nё Kanada. Megjithёse shumё larg nga vendlindja ai kujton me njё emocion tё veçantё ngjarjet e futjes masive tё qytetarёve shqiptarё nё selitё diplomatike tё akredituara nё Tiranё nё verёn e vitit 1990. Pёr njё adoshelent tё 25 viteve mё parё kujtimet janё tё pashlyera, jo vetёm sepse ai ishte njёri prej atyre qё kapёrceu murin e Ambasadёs Gjermane duke u bёrё pjesё e revoltёs popullore kundёr regjimit, por dhe nga njё detaj jetёsor: shtёpia ku banonte ishte vetёm pak metra larg, asaj qё njihej si Rruga e Ambasadave. Ai ka tё regjistruar nё memorie thuajse tё gjithё atmosferёn e asaj vere qё po “pёrvёlonte” mё shumё se asnjёherё sistemin komunist, ngjarje qё kaluan çdo parashikim dhe pёrshpejtuan ndryshimet rrёnjёsore nё Shqipёrinё e izoluar nga pjesa tjetёr e botёs.

Prishja e qetёsisё nё njё “oaz” super tё sigurtё

Alfred Plaka prej rreth 10 viteve banonte nё njё godinё ngjitur me hyrjen nё Bllokun e Ambasadave, tё huaja, duke pasur shumё afёr territorin e Ambasadёs sё Greqisё dhe asaj tё Gjermanisё. Ai ishte familjarizuar me qetёsinё dhe rregullin nё tё gjithё lagjen, e cila ishte e superkontrolluar nga autoritetet.

“Nё rrugёn para shtёpisё sime kalimtarёt ishin tё paktё, kryesisht diplomatё, punonjёs tё shёrbimit tё tyre, policё e agjentё tё Sigurimit, qё me turne kontrollonin nё njё rreze tё gjerё gjithё territorin. Nё mes tё qershorit 1990 nё lagjen tonё ishte prishur qetёsia. Nё Ambasadёn Greke njё autobus i madh i linjave publike kishte çarrё murin e pasёm dhe shoferi a disa udhёtarё ndodheshin brenda territorit tё ambasadёs. Kjo ishte e paparё dhe e padёgjuar nё atё kohё. Kishte pasur revolta tё heshtura, grumbullime pakёnaqёsie dhe tentativë pёr tё shembur buste e simbole tё diktaturёs, por jo futje me forcё nё njё ambasadё tё huaj.”

Alfredi tregon pёr Deutsche Welle-n se pas kёsaj atmosfera nё Bllokun e ambasadave kishte ndryshuar. Kishte mё shumё prezencё policore dhe tё punonjёsve tё ish-Sigurimit tё Shtetit qё mbikqyrnin trupin diplomatik. Patrullimi ishte shtuar gjithё ditёn, kurse agjentёt kishin filluar kontrolle tё shpeshta nё lokale dhe vende grumbullimi, duke kёrkuar informacion tё hollёsishёm pёr identitetin, vendbanimin, kurse pёr ata qё nuk ishin nga Tirana, kёrkohej llogari pёr qёllimin e udhёtimit dhe personat e kontaktuar.

“Por pavarёsisht kontrolleve tё rrepta, mbrёmjen e 2 korrikut, u dёgjua njё zhurmё e dytё: njё kamion ku ishin imbarkuar dhjetra qytetarё çau murin e pasёm tё Ambadёs Gjermane dhe arriti tё hyjё brenda territorit tё saj. Megjithёse ishim shumё pranё vendngjarjes, pak informacion kishim, pasi nё Bllokun e Ambasadave ishte vendosur shtetrrethimi. Ashtu si nё tё gjithё lagjen, edhe nё familje time atё natё nuk kishte gjumё. Dёgjoja vёllain qё ishte mё i madh se unё dhe shokёt e tij qё flisnin mbi ato qё kishin ndodhur. Madje po pёrhapej me shpejtёsi fjala se ambasadat janё tё hapura pёr tё gjithё ata qё duan tё largohen jashtё vendit. Por kёto diskutime ishin me zarar nё ato kohё. Tani qё e mendoj them me bindje se regjimi ishte goditur nё lagjen mё tё sigurtё dhe mё tё kontrolluar tё tij, bllokun e Ambasadave. “Oazi” super i sigurtё kishte humbur qetёsinё”.

Qytetarёt kishin mё shumё egёrsi dhe vrer kundёr regjimit

Alfredi kujton se tё nesёrmen e 2 korrikut dhe nё ditёt nё vijim lajmi kishte marrё dhenё. Lagja e tij nga mё e qeta ishte kthyer nё mё tё populluarёn, ishte shndёrruar nё epiqendrёn e Tiranёs. Numri i atyre qё arritёn tё hyjnё nё territorin e Ambasadёs Gjermane rritej kohё pas kohe. “Ishin nga lagje tё ndryshme tё Tiranёs, nga periferia, apo dhe nga qytete tё tjera. Kishin bёrё rrugё, kishin qёndruar fshehur ose gjysmёfshehur pёr tё gjetur momentin e hyrjes nё ambasadё. Kurse pёr mua mundimi ishte minimal. Duke banuar pak metra mё tutje aventura ime zgjati pёr 4 ose 5 minuta, duke kapёrcyer gardhin rrethues dhe duke u bashkuar me ata qё ishin brenda”.

Pyetjes pёr shkaqet se pёrse e ndёrrmori kёtё hap, Alfredi i pёrgjigjet: “Nuk ishte vetёm distanca. Unё isha atё kohё vetёm 17 vjeç dhe tani qё e mendoj them me bindje se nuk ёshtё se veprimi im erdhi nga pjekuria e mendimit. Jo. Por ka dhe shumё faktorё qё ndikuan direkt ose indirekt pёr atё qё bёra. Ishim njё familje e varfёr, babain nuk e kisha dhe nga shtrёngesa ekonomike kisha ndёrprerё shkollёn dhe prej disa muajsh isha futur nё punё. Hyrjen e shqiptarёve te Ambasada Greke dhe ajo Gjermane mё kanё tronditur. Kanё qenё lajme tё pabesueshme pёr mua dhe pёr moshatarёt e mi. Kam ndjerё dhe frikё e tension nё lagjen tonё pas kёtyre ngjarjeve. Kam parё shumё egёrsi dhe vrer nga policia dhe forcat speciale, qё ju bёrtisnin njerёzve qё tё largoheshin, ose tё zhdukesihin prej aty. Disa prej tyre i hypnin nё makinat e larta tё ushtrisё pёr t'i shpёrngulur larg Tiranёs. Por nga ana tjetёr ndieja dhe shtimin e njerёzve, qё silleshin vёrdallё. Nuk mund t'i harroj qё njё pjesё e tyre ishin e gjithё familja, prindёr dhe fёmijё, madje dhe foshnja mbanin nё duar. Ishin krejt tё fiksusr qё me çdo kusht tё kapёrcenin “finishin” pёr tё mbёrritur nё oborrin e Ambasadёs Gjermane. Vite mё pas ka reflektuar mbi ato momente dhe mendoj se qytetarёt kishin akoma mё shumё egёrsi dhe vrer kundёr regjimit. Ndaj dhe ishin tё vendosur. Kёto aspekte, ajo atmosferё e ndezuar, mendoj se ndikoi dhe tek njё adoleshent si unё pёr “tё kapёrcyer ylberin”, pёr gjetur mbrojtje dhe shpresё nё territorin e njё vendi tё lirё.

Diktatura zbatonte taktika pёrçarёse

Alfredi kujton se pas pak ditёsh gardhi i policёve dhe sigurimsave u tёrhoq. Kjo, sipas tij, nuk ishte kapitullim, por njё taktitё tinzare, pёr tё filluar zbatimin e njё plani tё hyrjes nё Ambasadё tё prindёrve, motrave ose vёllezёrve tё atyre qё ishin brenda.

“Ishte njё skemё pёr t'i mbushur mendjen atyre brenda qё tё dilnin. U fut dhe nёna ime me tezen, tё cilat me lot nё sy m'u lutёn qё tё dal. Isha pranё njё njeriu tё dashur tё familjes, e cila na kishte rrit me njёmijё halle e mundime dhe kjo mё preku. Nuk e di se si gjeta forca t'i lutem qё tё mos dal. Nё distancё vura re qё disa sigurimsa qё po ndiqnin bisedat tona me tё afёrmit. Kishte dhe debate e tension mes anёtarёve tё sё njёjtёs familje. Nuk mund t'i kujtoj fytyrat e tyre, por mё ka mbetur e paharruar ajo ndjenjё kёnaqёsie e pёshtirё, teksa shihnin qё prindi zihej me djalin ose vajzёn, vёllai me vёllain, apo daja me nipin. Edhe nё ato momente kritike pёr diktaturёn njerёzit e saj hidhnin helm pёr tё ndjellur konflikt dhe pёrçarje, se gjithçka kishte ndodhur ishte thjesht aventurё dhe lajthitje e momentit. Mё vjen keq ta them qё nё ndonjё rast kjo taktitё funksionoi, pati dhe njerёz e ndonjё familje qё doli. Por pjesa mё e madhe rezistoi. Pёrherё tё parё kam dёgjuar pёr Malin me Gropa. U hapёn thashetheme qё ata qё nuk do tё dilnin nga Amabasada do tё torturoheshin e ekzekutoheshin nё Malin me Gropa, diku pas Malit tё Dajtit. Arma e diktaturёs bёnte çdo gjё tё trembte njerёzit."

Pёr herё tё parё nuk bёmё atё qё thoshte regjimi

Brenda mjediseve tё Ambasadёs Gjermane kishte vёshtirёsi tё jashtёzakonshme, aq sa Alfredi kujton qё mungonte dhe uji i pijshёm, kurse racionet e ushqimeve zvogёloheshin. Ai thotё se Ambasada ishte bllokuar nё aktivitetin e vet nga qeveria pёr tё marrё furnizime dhe vetёm pas disa ditёsh nisёn tё vijnё ndihma ushqimore dhe medikamente, pasi njerёzit ishin tё rraskapitur nga vapa dhe kequshqyerja.

“Personeli i Ambasadёs ishte nё gatishmёri nonstop. Furnizimet erdhёn, kurse kushtet e fjetjes dhe tё qёndrimit mbetёn thuajse tё njёjta gjatё rreth 10 ditёve qё unё qёndrova nё Ambasadё. Mungesa kishte, por kishte dhe shumё mbёshtetje morale dhe psikologjike nga personeli. Ata na qetёsonin dhe na mbanin me kurajo. Kjo mbrojtje ishte ‘ushqimi' shpitёror mё i mirё dhe mё i dobishёm i atyre ditёve tё mbijetesёs. Nё momentin kur u shpёrndanё pashaportat pёr udhёtim, nga pala gjermane pati dhe njё thirrje qё fёmijёt nёn 18 vjeç, tё pashoqёruar nga prindёrit edhe mund tё largoheshin pёr çёshtje dhe shёndetёsore dhe sigurie. Por pasi kisha kundёrshtuar njerёzit e familjes disa ditё mё parё, ndaj kёtij apeli njerёzor isha mё i qartё pёr njё pёrgjigje “Jo”. Sepse isha bёrё pjesё e njё komuniteti krejt tё veçantё, qё kishte marrё si tё thuash ‘rrezikun nё sy', pёr tё bёrё edhe tё pabёshmen, pёr t'i shpёtuar ferrit ku e kishte future regjimi vendin.

Alfredi mban mend mirё dhe momentet kur tё gjithё ata qё u strehuan nё Ambasadёn Gjermane hypёn nё autobuzё dhe u nisёn nё mёnyrё tё organizuar drejt Durrёsit, qё mё pas tё udhёtonin me traget drejt Italisё dhe me trena drejt Gjermanisё.

“Sapo nisёm udhёtimin me autobuz dhe po pёrshkonim Rrugёn e Kavajёs tё gjithё u afruan drejt dritareve qё tё shikonim qytetin. E beson, qё kishim vetёm pak ditё tё izoluar nё territorin e njё ambasade dhe qyteti na dukej ndryshe. Autokolona jonё ecte dhe anvs rrugёs kryesore nuk kishte ovacione, nuk kishte njerёz qё tё na pёrshёndesnin. Por nё dritaret e ballkonet e pallateve buzё rrugёs, dritёndezur apo dritёfikur. kishte njerёz qё nuk ndjenin vetёm ankth e dhёmbshuri pёr ne, por dhe na kanё konsideruar si “taborёt e shpresёs”. Gjithmonё mё pas kam menduar se tё tillё kemi qenё pёr atё qytet. Pёr herё tё parё nuk bёmё atё qё thoshte regjimi. Kjo nuk ishte pak.”