1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dikush nuk do që tensionet të ulen

Rainer Sollich13 Nëntor 2014

Njëra palë sulmon, pala tjetër godet pa mëshirë. Vala e fundit e dhunës ne Izrael dhe në territoret palestineze nuk është tërësisht e papërshtatshme për aktorët politikë që janë të përfshirë, mendon Rainer Sollich.

https://p.dw.com/p/1DmFD
Trazirat në Lindjen e Mesme
Trazirat në Lindjen e MesmeFotografi: Reuters/Abed Omar Qusini

Emocionet janë akoma dhe më të larta në Tokën e Shenjtë. Të rinjtë arabë po përleshen me forcat e sigurisë dhe ato civile duke qëlluar me thika dhe me gurë.

Ka pasur edhe te vdekur dhe nga e tyre, policia izraelite ka reaguar. Dy protestues të rinj arabë janë qëlluar nga përplasjet e fundit. Dyshime te mëdha ka edhe në rastin e shpjegimit zyrtar të rastit kur një i ri arab që mbante një thikë në dorë është qëlluar vetëm pas disa të shtënave paralajmëruese me armë. Palestinezët e kanë përshkruar shënjuesin si një vrasës. Faktet nuk janë vërtetuar akoma.

Në rastin tjetër, të dyja palët janë të interesuara për të besuar më të keqen për njeri- tjetrin. Faji është gjithmonë në anën e kundërt - tipike e Lindjes së Mesme.

Martirët dhe terroristët

Edhe fjalët janë bërë një armë e fortë. Ata që u qëlluan nga civilët janë nderuar si '' martirë'' nga pala palestineze. Ndërkohë, Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu në mënyrë të dukshme ka hedhur vajin mbi zjarr – duke i përcaktuar protestuesit në nivelin e terroristëve dhe duke i kërcënuar se do i hedhë shtëpitë e tyre në erë dhe do ti dëbojë ata në ‘'Gaza''.

Rainer Sollich
Rainer SollichFotografi: DW/P. Henriksen

Po për çfarë po bëhet e gjithë kjo? Trazirat janë shtuar akoma dhe më shumë pas te drejtës fetare që kanë izraelitët për ti dhënë fund të drejtës ekskluzive të muslimanëve për tu falur në xhaminë e al – Aqsa në Malin e Shenjtë dhe lejimin e Peligrinazhëve të Hebrenjve aty.

Netanyahu është përpjekur të mos lëkundë varkën për aq kohë sa pozita e tij është në rrezik, ashtu siç ka pasur edhe përpjekje për ndryshime në partinë apo brenda koalicionit qeverisës të tij. Veprime të tilla palestinezët i shohin si një provokim. Mbreti i Jordanisë ka tërhequr ambasadorin e tij nga Izraeli.

Paranojat dhe teoritë konspirative

Se fundmi, që kur ish- kryeministri izraelit Ariel Sharon shkaktoi incidentin e tij të dytë me vizitën provokuese në Malin e Shenjtë, potenciali për ta ndarë këtë pjesë të përbashkët, duke arritur deri edhe në gjakderdhje është i njohur. Perceptimi i Izraelit për të ndryshuar status quo-në ka mjaftuar për forcat radikale në pjesën palestineze për të mobilizuar rininë e frustruar.

Fakti që qeveria izraelite ka shmangur qëndrimin e saj të qartë në lidhje me forcat ultra-konservatore në kampin e vet, ka ushqyer paranoja irracionale dhe teori konspirative në botën islame dhe arabe. Sulmi ndaj aktivistit fetar izraelit Yehuda Glick është parë në këtë kontekst.

Asnjëra palë nuk duket se ka interes për ta përshkallëzuar këtë situatë. Përkundrazi, terrori dhe dhuna e ushtruar ndaj Netanyahu është një pretekst ideal për vazhdimin e zgjerimit të ekspansionit hebre. Kjo e bën më të vështrirë krijimin e një shteti të qendrueshëm palestinez, për ta bërë një ditë Jeruzalemin lindor si kryeqytet të tyre. Kritikat mbi ekspansionin izraelit bëhen përherë e më të ashpra nga ana e Uashingtonit dhe qeverive të tjera perëndimore. Megjitahtë, këto kritika kanë pasur po aq pak ndikim tek Netanyahu ndërkohë që thirrja e Evropës shkon për njohjen e Palestinës si shtet nga ana e Izraelit përpara një marrëveshje përfundimtare paqeje. Netanyahu e ka të qartë : Izraeli nuk ka pse të frikësohet nga masat e ashpra të vendeve perëndimore, në veçanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kërcënim për një intifadë të re?

Pritet shumë pak që Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas të japë shenja të pajtimit. Pajtimi nga ana e tij do të ishte shumë e rrezikshme për të në një moment kur reagimet e palestinezëve janë shumë të forta. Abbas nuk ka qenë asnjëherë i guximshëm, megjithëse ka treguar gjithmonë një uri për pushtet. Dyshimi është se ai mund të ketë tendencën për të rritur përshkallëzimin sesa të rrezikojë duke margjenalizuar veten nga deklaratat për paqe në vend.

Një intifadë e tretë e mundshme – që shumë vëzhgues e shohin si të tillë dhe që do e bëjë krijimin e një shteti palestinez gjithmonë e më të vështirë – është diçka me siguri që Abbas duhet ta pranojë përgjatë rrugës.