1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dilema e Berlinit për Edward Snowden

Carla Bleiker/Pandeli Pani5 Nëntor 2013

Edward Snowden ështtë i gatshëm të dëshmojë për skandalin e NSA në Gjermani - po mori azil në RFGJ. Por kjo mund të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet gjermano-amerikane.

https://p.dw.com/p/1ABVU
Fotografi: picture-alliance/dpa

Dilema rreth Edward Snowden nuk po merr fund. Që prej takimit të tij me deputetin e Gjelbër Hans-Kristian Stroebele dhe munësisë që Snowden të flasë para një komisioni parlamentar, shumëkush pret nga i informacione të reja për përgjimin nga NSA të celularit të kancelares Merkel. Snowden thuhet se mund të merret në pyetje si nga të dërguar të posaçëm gjermanë në Moskë - ose të ftohet në Gjermani.

Por SHBA ka kanë lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për Edward Snowden. Sipas një marrëveshjeje midis BE-së dhe SHBA-së, Gjermania duhet ta ekstradojë Snowden sa të hyjë në Republikën Federale të Gjermanisë. E paqartë është nëse për Edward Snowden mund të aplikohet mudësia e azilit për shkak të një vepre ligjore me karakter politik. Qeveria gjermane refuzon t'i japë atij azil politik, sikurse tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert dhe nuk do që të përçahet me SHBA.

Snowden Unterstützer in Berlin 04.07.2013
Fotografi: picture-alliance/dpa

Lidhje historike

Të dy vendet kanë lidhje historike. "Marrëdhëniet me SHBA janë ende më të rëndësishmet ndër lidhjet që Republika Federale e Gjermanisë ka jashtë Bashkimit Evropian", tha Karsten Voigt, ish-koordinator i qeverisë gjermane për bashkëpunim gjermano-amerikan. Ushtarët amerikanë kanë ndihmuar për furnizimin me ushqime të Berlinit Perëndimor, kur qe i rrethuar nga trupat sovjetike (1948-1949) dhe SHBA ka ndihmuar për rindërtimin e Gjermanisë dhe të Evropës Perëndimore pas Luftës II Botërore.

Por rasti Snowden mund të shkaktojë një krizë në këto marrëdhënie, si dikur mospjesëmarrja gjermane në luftën në Irak në kohën e kancelarit Gerhard Schrëder, sepse Snowden konsiderohet në SHBA si kriminel, kurse këtu si hero, tha për DW Thomas Jäger, profesor për politikën ndërkombëtare në Universitetin e Këlnit.

Një shuplakë në fytyrë

Për këtë arsye një ftesë për Snowden që të vijë në Gjermani do të ishte për SHBA-në si një shuplakë në fytyrë njëjtë. "Një gjë të tillë SHBA do ta perceptojë po as si një shuplakë në fytyrë sa dhe ne përgjimin e telefonëve të politikanëve gjermanë nga NSA.", tha ish-ambasadori gjerman në Uashington, Wolfgang Ischinger, në radion Deutschlandfunk.

Wolfgang Ischinger,
Wolfgang IschingerFotografi: picture-alliance/dpa

Ai mendon se më mirë do të ishte që të hyjmë në dialog me ata senatorë amerikanë që shohin me sy kritik, sjelljen e NSA-së, sikurse edhe Bundestagu gjerman. Sipas një raporti në "Spiegel Online", një delegacion i nivelit të lartë nga Kongresi Amerikan po planifikon një vizitë diplomatike në Gjermani. Edhe marrëveshjen e mosspiunimit që po diskutohet tani mes Gjermanisë dhe SHBA, Ischinger e sheh si një hap në drejtimin e duhur.