1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Diskutimet për festën e 28 nëntorit në Kosovë- testi i parë për paketën Ahtisari

Bekim Shehu/ Prishtinë21 Maj 2008

Qeveria e Kosovës po e zbaton me besnikëri pakon e Marti Ahtisarit, por do të ballafaqohet me pakënaqësi të opinionit shqiptar. Testi i parë ishte heqja si festë në Kosovë e 28 nëntorit, thotë analisti Driton Lajçi

https://p.dw.com/p/E3t6
Në foto: një shqiptare në Mitrovicë me flamurin kombëtar
Një shqiptare në Mitrovicë me flamurin kombëtarFotografi: AP

DW: Zoti Lajçi, një projektligj i qeverisë i cili heq nga kalendari i festave 28 nëntorin, festën e flamurit, është kundërshtuar nga pothuaj të gjitha subjektet politike. Si mendoni se do të reflektohet një qendrim i qeverisë në opinioin shqiptar ?

Lajçi: ky është testi i parë i fillimit të implementimit në praktikë të pakos së Marti Ahtisarit dhe raste të tilla do të kemi shumë shpejt në të ardhmen. Qeveria e Kosovës po e implementon me besnikëri pakon e Ahtisarit, ku flitet edhe për çështjen e flamurit dhe në këtë kuadër pakoja nuk dëshiron të krijojë përshtypjen se në Ballkan po krijohen dy shtete shqiptare.

DW: Mos është ky vetëm fillimi i problemeve që do të paraqiten në implementimin e pakos së Ahtisarit ?

Lajçi: Problemet e implementimit të pakos së Ahtisarit do të jenë të shumta dhe të ndryshme. Për mua janë të çuditshme reagimet patriotike të zhurshme të deputetëve të kuvendit të Kosovës. Reagime duhet të ketë, mirëpo jo në masën çfarë janë duke i bërë ata, sepse janë vetë deputetët e kuvendit të Kosovës, ata që e kanë pranuar pakon e Marti Ahtisarit dhe rrjedhat në Kosovë po shkojnë ashtu siç e parasheh pakoja. Kjo pako, e lejon krijimin e shtetit të Kosovës, mirëpo jo një shtet shqiptar, por një shtet shumëtnik, shtet për të gjitha etnitë, madje duke i barazuar shqiptarët dhe serbët.

DW: Kur jemi tek ligji i festave, kemi gjashtë festa fetare dhe pesë laike. Mirëpo, te ndalemi tek festa fetare. Pra kemi 2 festa muslimane dhe katër festa të krishtera, ndërkohë që mbi 90 % e populatës në Kosovë janë muslimanë, si shpjegohet kjo?

Lajçi: unë mendoj së hartuesit e ligjit të festave janë udhëhequr nga kompleks inferioriteti, duke u përpjekur të prezantojnë një situate, se këtu dominon një frymë e krishtere dhe se Kosova është një vend properendimor e tww tjera e tww tjera. Kosova është e vërtetë se është një vend properendimor, mirëpo hartuesit e ligjit duhet ta kuptojnë së çfarë është vlera kulturore dhe fetare. Hartuesit e ligjit dhe parlamentarët duhet ta kenë të qartë se Evropa dhe SHBA-të e dinë saktë se në Kosovë jetojnë mbi 90% muslimanë. Pra nuk ka arsye që të fshihen gjërat, sepse kjo në fakt bie ndesh edhe më vlerat e qytetërimit evropian dhe këtu nuk mund të fshihet asgjë. Natyrisht këtu duhet dëshmuar se Kosova nuk udhëhiqet nga feja dhe shteti është i ndarë nga feja.