1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Do t'i ofrojë Franca dhe BE-ja mbrojtje të veçantë shkrimtares së rezikuar Ayan Hirsi Ali?

Graser, Anne Paris SWR12 Shkurt 2008

Shkrimtarja holandeze Hirsi Ali vazhdon të kërcënohet nga esktremistët myslimanë. Tashmë ajo i ka drejtuar lutje Francës t'i japë nënshtetësinë franceze dhe mbrojtje policore.

https://p.dw.com/p/D6cv
Ayaan Hirsi Ali, autore, kritike e islamizmit, politikaneFotografi: picture-alliance/ dpa

Ish-deputetja e parlamentit holandez Hirsi Ali (Ayaan Hirsi Ali) ka punuar për realizimin e filmit, "Submission". Që nga vrasja e regjizorit Teo van Goh (Theo van Gogh ) ajo gëzon mbrojtje të veçantë. Së fundmi ajo jetoi në Amerikë ku vëzhgohej 24 orë. Në Paris shkrimtarja u nderua me çmimin Simone de Beauvoir.



"Unë jetoj nën mbrojtjen e policisë."


Këto ishin fjalët e Ayan Hirsi Alisë në radion franceze. Ajo rezikohet të vritet ashtu si regjisori Teo van Goh. Që nga viti 2002 kërcënimet ndaj saj janë bërë gjithnjë e më konkrete. Por Holanda thotë se nuk është më përgjegjëse për sigurinë e saj, sepse shkrimtarja nuk jeton më në këtë vend.


Për këtë arsye po kërkohet ndihma e Francës. Intelektualë dhe politikanë janë bashkuar për mbrojtjen e shkrimtares së lindur në Somali. Aya Hirsi Ali u nderua me çmimin Simone de Beauvoir. Filozofi Bernard-Henri Levy: "Holanda ka mbrojtur më parë shkrimtarë francezë, më bie ndër mend Rene Descartes. Tani ka ardhur radha e Francës t'i ofrojë mbrojtje një shkrimtareje holandeze - Ayan Hirsi Alisë."


Hirsi Ali kërkon më shumë vetreflektim tek feja islame dhe emancipimin e myslimaneve. Pozicione këto tepër të guximshme. Regjisori Teo van Goh u vra në mars të vitit 2004. Ai së bashku me Hirsi Alinë punuan për realizimin e filmit "Submission." Në trupin e regjisorit vrasësi kishte fiksuar me thikë një pusullë me kërcënim për vrasje edhe për Ayan Hirsi Alinë. Tanimë shkrimtarja i lutet Francës t'i ofrojë shtetësinë franceze. Ajo bazohet në një fjalim të Sarkozisë gjatë fushatës elektorale: "Sa herë në botë torturohet një grua, asaj do t'i njihet nënshtetësia franceze. Franca do të jetë në anën e saj. Të drejtat e njeriut duhet t'u ndihmojnë grave të marrin atë të drejtë që ju takon."


Vënia nën mbrojtje policore është tepër e kushtueshme. Për këtë arsye Franca kërkon krijimin e një fondi të Bashkimit Evropian për të ndihmuar njerëzit në rezik. Hirsi Ali pritet edhe në Bruksel. Në parlamentin evropian rreth 60 deputetë angazhohen që të organizojnë mbrojtjen e saj nga fondet e Bashkimit Evropian. Marrja e nënshtetësisë do të ishte pastaj vetëm një formalitet. Sekretarja e shtetit për të drejtat e njeriut në Francë, Rama Yade lidhur me rastin e Hirsi Alisë u shpreh: "Nga ana morale nënshtetësia është e mundshme, edhe pse nga ana ligjore ekzistojnë procedura të veçanta, të cilat neve na duhet t'i shqyrtojmë. Aber Ayan, ju nuk duhet të martoheni me një francez, mendoj ju mundeni, francezët janë mjaft të këndshëm."


Pak dhënie zemër për një grua, që ndodhet në rrezik jete. Shkrimtarja holandeze shpreson të gjejë solidaritet në Evropë.