1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dobësia mund të kapërcehet vetëm me forcën e përtëritjes

30 Mars 2009

Atmosfera në prag të takimit të nivelit të lartë të G-20-ës në Londër

https://p.dw.com/p/HMdT
Logo e samitit të G20-ës

Nga OBERMAIN TAGBLATT, që del në Lichtenfels, shkëpusim:


"Para takimit të nivelit të lartë për financat në Londër dëgjon parulla të luftës së klasave. Qejfi për të ndryshuar sistemin rizgjohet në një kohë, kur rrethanat ka kohë që imponojnë rrugë të reja. Shteti u detyrua të marrë përsipër rolin e shpëtimtarit të bankave. Por shteti është i humbur, kur nuk funksionon më asgjë dhe kur gjithçka duhet ta vërë në lëvizje ai. Dobësia mund të kapërcehet vetëm me forcën e përtëritjes. Që kjo forcë është e pranishme në ekonominë gjermane, këtë e besojnë sheikët e naftës, të cilët po angazhohen aktualisht në industrinë gjermane të automobilëve. Të kërkosh shanse të çon më tej, se sa t'u vesh pas parullave të thjeshta."


Ndërsa në STUTTGARTER NACHRICHTEN për krizën ekonomike ndër të tjera lexojmë:


"Dy dekada pas dështimit të socializmit real edhe kapitalizmit i duhet të justifikojë sërish veten. Do të ketë më shumë protesta. Një kthim kusuri? Protestuesit duan të shohin, që përgjegjësit të japin llogari dhe të ketë pasoja ligjore."

Ja së fundi edhe HANDELSBLATT, që del në Dyseldorf:


"Për një kohë të gjatë, para së gjithash gjermanët i kanë kritikuar partnerët e tyre britanikë dhe amerikanë se sërish e kanë vënë këmbën në frenë; se ata nuk duan të kontrollojnë të gjithë aktorët e rëndësishëm dhe produktet në tregun e financave dhe se duan të frynin para së gjithash tullumbace konjukturore në takimin e financave të G-20-ës. Por sa më shumë afrohet takimi, aq më shumë ndryshon tablloja. Britanikët kanë paraqitur që para dy javësh plane të detajuara dhe për një mbikqyrje më të fortë, amerikanët pasuan në fund të javës së kaluar. Ndërsa BE përkundrazi nuk ka prodhuar shumë më tepër se propozimin për ngritjen e një grupi pune, nën kryenëpunësin francez, Jasques de Larosière."

(ad/av/dpa)