1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dorëheqje pas kritikave për hetimet kundër celulës neonaziste

dpa/dw/xhani2 Korrik 2012

Presidenti i Entit për mbrojtjen e kushtetutës në Gjermani, Heinz Fromm, do të largohet para kohe nga detyra.

https://p.dw.com/p/15Q1D
Teilnehmer des Bündnis "Chemnitz Nazifrei" demonstrieren am Montag (05.03.2012) zum Chemnitzer Friedenstag in der Innenstadt gegen Rechtsextremismus. Neonazis nutzen den Jahrestag der Bombardierung der Stadt jährlich für ihre Zwecke. Foto: Hendrik Schmidt dpa/lsn +++(c) dpa - Bildfunk+++
Fotografi: picture-alliance/dpa

64-vjeçari Fromm do të dalë në pension me kërkesë të tij më 31 korrik, bëri të ditur Ministria e Brendshme gjermane. Enti që drejton Fromm ka qenë kohët e fundit në qendër të kritikave për shkak të shumë problemeve në hetimet kundër celulës neonaziste "Ilegaliteti Nacionalsocialist".

Der Präsident des Bundesamtes für Verfassungsschutz, Heinz Fromm, aufgenommen am 22.05.2006 in Berlin. Foto: Peer Grimm +++(c) dpa - Report+++
Presidenti i Entit për mbrojtjen e kushtetutës, Heinz FrommFotografi: picture-alliance/ ZB

Pakënaqësi të madhe tek të gjitha palët shkaktoi informacioni se në zyrën e Kölnit ishin asgjësuar dosje me të dhëna delikate. Sipas njoftimit në nëntor 2011, pra pak pas zbulimit të celulës neonaziste, në zyrat e Kölnit të Entit për mbrojtjen e kushtetutës janë asgjësuar dosje me informacione mbi ekstremistët në landin e Turingjisë.

Informacione nga Italia

Sipas njoftimeve të gazetës "Berliner Zeitung" me sa duket Enti për Mbrojtjen e Kushtetutës ka marë qysh në fillim të vitit 2003-it të dhëna konkrete për ekzistencën e një rrjeti celulash të terrorit të djathtë në Gjermani. Kjo sipas gazetës "Berliner Zeitung" del nga një shkresë e institucionit për mbrojtjen e shtetit italian drejtuar kolegëve gjermanë. Asokohe ekstremistët e djathtë italianë patën raportuar për një rrjet neonazistësh militantë evropianë. Sipas tyre ky i fundit ka qenë aktiv edhe në Gjermani si dhe ka qenë në gjendje që përmes celulave të formuara në mënyrë spontane të zhvillonte aktivitete kriminale.