1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drama e buxhetit në samitin e BE-së

Bernd Riegert/Lindita Arapi28 Qershor 2013

Për orë të tëra në samitin e BE-së në Bruksel pati debate. Bllokon apo jo Britania e Madhe kompromisin për buxhetin? Në mes të natës më në fund arrihet ujdia.

https://p.dw.com/p/18xqe
Fotografi: Bertrand Langlois/AFP/Getty Images

"Ky është një hap i rëndësishëm për planifikueshmërinë e shpenzimeve tona, për të bërë më shumë për rritjen ekonomike dhe punësimin", u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel në Bruksel pas më shumë se tetë orë diskutimesh në rrethin e liderëve europianë. Kryetari i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy bëri të qartë në orët e para të së Premtes: "Në çështjen e buxhetiti të BE-së ekziston një ujdi e plotë në Këshillin e BE-së."

Por fillimisht ujdia dukej shumë larg në horizont. Kryeministri britanik, David Cameron ngrinte zërin për rezervat e Britanisë së Madhe. Ai donte të pengonte me çdo kusht që vendi i tij të transferonte një shumë më të madhe drejt BE-së. Sipas kreut të qeverisë së Luksemburgut, rrugëzgjidhja u gjend pas një kompromisi që u arrit me Londrën. Sfondi: Britania e Madhe nga viti 1984 ka rabat për pagesat e saj në BE, sepse krahasimisht përfiton pak nga subvencionet agrare. Së fundmi rabati britanik kapte shifrën e 3,6 miliardë eurove në vit. Tanimë u arrit që britanikët të marrin 200milionë euro më shumë rabat se sa deri më tani, tha Juncker.

Ujdi në minutën e fundit

Edhe para një jave planet buxhetore të BE-së ndodheshin në zgrip. Në Parlamentin Europian dështuan negociatat e gjata për buxhetin e viteve 2014-2020. Pas orvatjesh të mëdha mes shteteve anëtare dhe PE-së të enjten herët u arrit një kompromis. Deri në vitin 2020 BE do të ketë në dispozicon një buxhet prej 908 miliardë eurosh, kufiri maksimal nuk duhet të kalojë 960 miliardët. Derdhësi më i madh neto i parave në arkën e Brukseli është Gjermania me rreth 9 miliardë euro në vit, përfituesja më e madhe është Polonia që merr 11 miliardë euro neto në vit.

Iniciativa për më shumë punësim të të rinjve

Për ditë me radhë shtetet anëtare kërkonin të gjenin gjuhën e përbashkët me Parlamentin Europian. Kjo sepse pa një plan financiar shtetet anëtare praktikisht do të ndodheshin në një vakuum që do të pengonte luftimin e papunësisë në BE. "Pakti për rritje ekonomike nuk mund të funksionojë pa një fond përkatës, pra pa para", tha presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. "Pa buxhetin nuk mund të t'i përmbushnim detyrimet tona".

David Cameron
David CameronFotografi: Reuters

Gati 46% e më shumë se 908 miliardë eurove do të investohen në rajonet problematike të BE-së. Subvencionet e BE-së synojnë të tërhqein investme të nivelit lokal. Gati 40% e buxhetit do të shkojnë si edhe maprë për investime në ekonominë bujqësore. Për masat kundër papunësisë së të rinjve janë planifikuar 6 milardë euro që do të ofrohen madje në dy vitet e para, bëri të diutr kreu i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy.

Buxheti jo më i ngurtë

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz shprehu gëzimin që më në fund është siguruar që të 908 miliardë eurot do të përdoren realisht. Deri më tani fondet e papërdorura i riktheheshin vendit pagues. Në shtatë vitet e fundit vendeve anëtare iu kthyen 55 miliardë euro. Me buxhetin e ri do të veprohet ndryshe. Nga viti 2014 fondet e papërdorura do të zhvendosen në projekte të tjera.

Sipas Schulz me këtë plani buxhetor më fleksibël. "Do të sanksionohet në ligj, që Parlamentin dhe Komisioni Europian kanë të drejtë të verifikojnë dhe ndryshojnë buxhetin 7 vjeçar. Ky është një ndër sukseset më të mëdha që kemi arritur." Në fund të vitit 2014 pas zgjedhjeve të Parlamentit Europian dhe zgjedhjes së një presidenti të ri të Komisionit Europian, buxheti do të duhet të kalojë një test tjetër.

Parlamenti bën presion

Negociatat këtë herë ishin veçanërisht të vështira, sepse Parlamenti Europian për herë të parë ishet gati me të drejtë të barabartë vote. Para futjes në fuqi të marrëveshjes së Lisbonës, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së vendosnin vetë për buxhetin. Tani javën e ardhshme është plenumi i Parlamentit Europian, i cili do të miratojë buxhetin. "Unë do të luftoj për të pasur shumicën", paralajmëroi Martin Schulz.

Barroso und Schulz 27.06.2013 Brüssel
Jose Manuel Barroso dhe Martin SchulzFotografi: Reuters

Sikur kryeministri britanik, David Cameron të kishte vazhduar të qëndronte kokëfortë dhe të kishte shtyre ujdinë për më vonë, atëherë shtetet anëtare kishin për të pasur një faturë të shtrenjtë. Sepse pa një kornizë buxhtore, sipas marrëveshjeve të BE-së, vazhdon buxheti aktual të ejtë në fuqi. Për vitin 2013 shpenzimet e e buxhetit të BE-së kapin shifrën e 143 miliardë eurove në vit. Po të llogarisësh këto 43 milionë për shtatë vjet, në vitin 2020 do të arrihej një shumë prej 1001 miliardë euro. Për këtë shumë kaq gjigande nuk donte të ishte përgjegjës as një shtet pagues i BE-së.