1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

270411 EU Schengen Frankreich Italien

28 Prill 2011

Italia dhe Franca duan të kufizojnë lirinë e udhëtimit në Evropë. Presidenti francez, Nicolas Sarkozy e kryetari i qeverisë italiane, Silvio Berlusconi e kërkuan këtë në një letër drejtuar Barrosos.

https://p.dw.com/p/114ut
Komisioni Evropian në BrukselFotografi: DW

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Olivier Bailly e përshëndeti shprehimisht letrën që kishin shkruar presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kryeministri italian, Silvio Berlusconi për presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

"Sipas letrës duket që të dyja vendet e kanë rivendosur besimin dhe bashkëpunimin mes tyre. Mbi këtë bazë mund të punojmë në mënyrë konstruktive. Në këtë letër nuk ka shenja për një marrje në konsideratë vetëm të vullnetit francez apo italian. Kjo çështje kërkon një përgjigje evropiane."

Italien Frankreich Berlusconi Sarkozy Rom
Takimi Berlusconi Sarkozy në RomëFotografi: picture-alliance/dpa

Bailly paralajmëroi për një dramatizim të situatës. Disa media e paraqesin gjendjen sikur do të shfuqizohet marrëveshja e Shengenit. Kjo është e gabuar, tha ai. "Nuk bëhet fjalë në asnjë mënyrë për shfuqizimin e Shengenit. Shengeni është pjesë e marrëveshjeve evropiane. Duhet të dalësh nga Bashkimi Evropian për të ngrirë këtë marrëveshje. Por është e mundshme që të rivendosen kontrollet në kufij."

Kur kërcënohet rendi publik i një shteti evropian - të drejtat shtetërore dhe Shengeni?

Një shtet mund të vendosë kontrollet në kufi edhe në rast të një aktiviteti sportiv të përmasave të mëdha, përmes të cilit ky shtet e sheh të kërcënuar rendin e tij publik. Këtë vendim e merr vetë një shtet i BE-së. Megjithatë çështja se kur një shtet e sheh të kërcënuar rendin publik nga vala e refugjatëve, ka potencial për grindje me shteteve evropiane. Disa shtete e shohin më parë arritjen e këij limiti, disa më vonë. Komisioni Evropian nuk merr përsipër të bëjë vlerësimin e saj, por kërkon përmirësime në këtë çështje.

Megjithatë Komisioni Evropian e sheh të konfirmuar qëndrimin e tij se Evropa duhet të ketë një politikë të përbashkët azili dhe migrimi.

Autor: Christoph Hasselbach/Lindita Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti