1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

"Duelin e shekullit" fitoi Floyd Mayweather

27 Gusht 2017

Siç edhe pritej, duelin mes një boksieri dhe yllit të Mixed-Martial-Arts e fitoi - boksieri. Mayweather fitoi kundër McGregor duelin e tij të 50.

https://p.dw.com/p/2ivVF
USA Las Vegas Boxkampf Floyd Mayweather Jr. -  Conor McGregor
Fotografi: Reuters/S. Marcus

40-vjeçari Floyd Mayweather ka fituar "duelin e shekullit", me kundërshtarin e tij 11-vjet më të ri Conor McGregor, në një duel boksi në Las Vegas. Dueli përfundoi në raundin e 10 me një nokaut teknik. Mayweather ka dominuar këtë duel, por edhe McGregor u dëshmua një konkurrent i denjë, edhe pse ky ishe dueli i tij i parë profesionist në boks.

"Fitorja është fitore", tha Mayweather, duke kundërshtuar kritikët që thonë se ai ka treguar shumë pak aksione në disa raundet e para. Ai konfirmoi se ky ishte dueli i fundit në karrierën e tij: "Ky ishte dueli im i fundit, kjo është e sigurtë." Mayweather ka thyer me këtë fitore rekordin e Rocky Marciano nga viti 1955, me 49 fitore.

USA Las Vegas Boxkampf Floyd Mayweather Jr. -  Conor McGregor
Fotografi: Reuters/USA Today Sports/M. J. Rebilas

McGregor donte të vazhdonte

McGregor, i cili në fillim ishte më i mirë në disa raunde, nuk ishte i kënaqur me vendimin e referit për ndërprerjen e duelit. "Unë me dëshirë do të kisha boskuar edhe dy raundet e fundit, pavarësisht se ndoshta do të kisha rënë na patos."

Ishte ky dueli i parë në boksin profesionist për super yllin në sportin "Mixed Martial Arts (MMA)" McGregor. Duelin e kanë shikuar rreth 20.000 shikues. Mayweather ka përfunduar karrierën në fund të vitit 2015, pa asnjë humbje. Por ai u kthye nga "pensioni", për shkak të një oferte të jashtëzakonshme.

USA Las Vegas Boxkampf Floyd Mayweather Jr. -  Conor McGregor
Fotografi: Reuters/S. Marcus

Dueli është kritikuar si një shou vetëm për para. Organizatorët presin të ardhura prej 623 milionë Dollarë. Një biletë në arenën e Las Vegasit ka kushtuar prej 500 deri 10.000 Dollarë.

Ish-kampioni i boksit në kategorinë e rëndë Lennox Lewis tha se ky duel nuk mund të kuptohet seriozisht. "Kjo është qesharake, sepse ata të dy merren me dy sporte të ndryshme."

bc/ust/sti (sid, dpa)