1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dy ekipe angleze në finalen e Ligës së Kampionëve

Mimoza Cika-Kelmendi21 Maj 2008

Për herë të parë takohen sonte në Moskë në finalen e Ligës së Kampionëve dy ekipe angleze : Mancester Junajtid dhe Çelsi. Ndeshja zhvillohet në stadiumin "Luzhniki ", më i madhi në Rusi, me 84 745 vende.

https://p.dw.com/p/E3cM
Ekipi Kombëtar Rus për Kampionatin Evropian të Futbollit
Ekipi Kombëtar Rus për Kampionatin Evropian të FutbollitFotografi: AP

Për herë të parë takohen sonte në mbrëmje në Moskë në finalen e ligës së kampionëve dy ekipe angleze : Mancester Junajtid dhe Çelsi. Ndeshja zhvillohet në stadiumin "Luzhniki ", më i madhi në Rusi, me 84 745 vende. Dikur ai quhej stadiumi Lenin, në respekt të ish liderit sovjetik. Finalja e sotme do të gjykohet nga arbitri sllovak, Lubos Mishel.

Stadiumi Luzhniki në Moskë, pas përgatitjeve të fundit, është në pritje sot për finalen e Ligës së Kampionëve. Për herë të parë në këtë eviniment do të ndeshen ballë për ballë dy ekipe angleze. Ekipi i Mancester Junajtit dhe ekipi i Celsit. Mancester Junajtit vjen si kampione e Anglise, titull ky i fituar në ndeshjen e fundit pikërisht ndaj Çelsit. Të ashtuquajturit, ”Djajtë e kuq” do të kërkojnë sot në "Lezhniki stadium” të fitojnë tiullin e dytë kampion nën drejtimin e Fergusonit , pas atij të vitit 1999. Kurse ekipi i Çelsit arrin për herë të parë në historinë e tij në një finale të ligës së kampionëve. Sir Aleks Ferguson, trajneri i Mancester Junajtit shprehet optimist për ndeshjen e sotme në Moskë: "Jemi më të freskët se 10 ditë më parë, por e njëjta gjë wshtw edhe për Çelsin. Vitin e kaluar nuk kishin lojtarë në gjendje që ta nisnim si titullarë një ndeshje edhe nga stoli. Ndoshta lojtarët e mi nuk kanë eksperiencën e atyre të Chelsit, por kurajon dhe mentalitetin e fituesit. Shpresojmë të përsërisim natën e Barcelonës, ku mundëm Bajernin e Mynihut” theksoi Ferguson. Finalja e sotme do të jetë një sfidë jo vetëm në aspektin sportiv. Do të jenë pjesë e saj edhe padronët e dy klubeve respektive. Familja amerikane Glejzer dhe manjati rus, Roman Abramovic, Ky duel është përqëndruar më shumë në aspektin e shpenzimeve marramendëse, ku në këtë drejtim padroni i Çelsit është në avantazh. Prej tij në Londër kanë mbërritur shumë futbollistë të njohur botërorë dhe ky investim ka sjellë edhe frutet e tij. Në Angli, Çelsi ka fituar gjithçka në pak vite dhe fitimi sonte i Ligës së Kampionëve do të ishte një mrekulli.