1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E çarë e thellë mes Holandës dhe Turqisë

6 Shkurt 2018

"Ne nuk arritëm të biem dakord për normalizimin": Haga tërheq zyrtarisht ambasadorin e saj nga Ankaraja. Dhe nuk pranon një ambasador të ri turk.

https://p.dw.com/p/2sAKA
Halbe Zijlstra
Halbe ZijlstraFotografi: picture-alliance/dpa/S. Stache

Ambasadorit holandez i qe refuzuar hyrja në Turqi gjithsesi që nga marsi i vitit 2017. Tërheqja formale e ambasadorit holandez nga Ankaraja, e cila u shpall tani, ka më tepër efekt të lartë simbolik se sa praktik. Raporti mes Holandës dhe Turqisë, që të dy vende anëtare të NATO-s, ka arritur në pikë të ulët

Gjatë bisedimeve të fundit ne "nuk arritëm të binim dakord se si mund t'i normalizonim marrëdhëniet tona", tha ministri i Jashtëm holandez Halbe Zijlstra. Për momentin nuk ka "asnjë perspektivë" për të arritur ndonjë zgjidhje dhe prandaj negociatat do të pezullohen, tha Zijlstra. Po ashtu për sa kohë që nuk do të ketë një marrëveshje, as Turqisë nuk do t'i lejohet të dërgojë një ambasador të ri në Hagë.

Jo fushatë zgjedhore në Holandë

Shkaku i konfliktit ishte refuzimi vitin e kaluar nga ana e qeverisë holandeze për t'u lejuar ministrave turq që të zhvillonin fushatë zgjedhore në Holandë. Rezistencë të ngjashme pati edhe në vendet e tjera evropiane.

Türkei Niederländisches Konsulat Demonstration
Protestë para konsullatës së Holandës në TurqiFotografi: Getty Images/AFP/Y. Akgul

Holanda nuk e lejoi marsin e vitit të kaluar, ministren turke të Familje Fatma Betül Kaya Sayan që të zhvillonte në Roterdam para bashkatdhetarëve të saj takime për të propaganduar reformën e diskutueshme kushtetuese për të vendosur një sistem presidencial në Turqi. Haga i ndaloi takime të tilla, edhe sepse pak më vonë në Holandë zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare.

Meqë ministrja e Familjes u përpoq të shkonte në Roterdam pavarësisht mosdhënies së lejes, policia e ndaloi konvojin e saj dhe e detyroi të kthehej dhe të largohej nga vendi nën shoqërimin e policisë. Pas kësaj në Roterdam pati protesta të ashpra nga turq që jetojnë në Holandë, të cilat u shpërndanë me forcë nga policia.

Për shkak të ndalimit të mitigjeve nga ana e politikanëve turq Recep Tayyip Erdogan e akuzoi Holandën dhe Gjermaninë se përdorin "metoda naziste", gjë që shkaktoi indinjatë në Evropë.