1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Duartrokitje për Papën

Brigitte Osterath22 Qershor 2015

200 faqe për mbrojtjen e mjedisit, ndryshimin e klimës dhe nevojën për ndryshim - enciklika e Papës u duartrokit si shpresë për shpëtimin e klimës. Por a mund të ketë ndonjë efekt ajo?

https://p.dw.com/p/1Fkk8
Vatikan Papst Franziskus Enzyklika veröffentlicht Buchcover
Fotografi: Reuters/M. Rossi

Që para se të bëhej publike eko-enciklika e Papës, aktivistët e klimës në të gjithë globin u entuziazmuan. Papa - shpëtimtar i tokës. Ata nuk u zhgënjyen kur u bë publik dokumenti 200 faqësh më 18 qershor në Vatikan, përkundrazi: "Po qe se tendenca aktuale vazhdon, ky shekull do të bëhet dëshmitar i ndryshimeve që nuk kanë ekzistuar kurrë më parë dhe i shkatërrimi të pashembullt të ekosistemeve, me pasoja të rënda për të gjithë ne", thuhet në këtë dokument. "Prognozat e zymta nuk duhet të nënvlerësohen më dhe të shihen me ironi."

Një mesazh i qartë për të gjithë skeptikët: Papa konfirmon para botës se ndryshimi i klimës është bërë nga dora e njeriut dhe se ka ardhur koha për veprim. Papa është i pakënaqur me negociatat e tanishme dhe do të japë me këtë enciklikë një kontribut për bisedimet në Paris në dhjetor.

Kohlekraftwerk in China
Papa kërkon fundin e energjisë fosileFotografi: ddp images/AP Photo/Oded Balilty

Lëvdata për Papën

Organizatat joqeveritare në botë nxituan ta komentonin pak pas publikimit. ëorld ëide Fund for Nature vlerëson "Papën për enciklikën që sipas ambientalistëve në qartësinë e saj nuk lë për të dëshiruar". "Sa mirë që Papa u del ballë skeptikëve dhe mohuesve dhe i bashkohet mendimit të studiuesve, që thotë se ndryshimi i klimës është bërë nga dora e njeriut", shton Eberhard Brandes, kreu i WWF-së për Gjermaninë. Greenpeace po ashtu vlerëson kërkesën që ka bërë Papa për daljen "pa vonesë" nga energjia fosile. "Ky është një sinjal i qartë për koncerne si Vattenfall apo Shell."

Papa u del në krahë studiuesve të klimës

Krahas kardinalit Peter Turkson, Papa ka ftuar edhe një studiues gjerman të klimës në Vatikan, Hans-Joachim Schellnhuberin, drejtor i Institutit të Potsdamit për studimin e pasojave të klimës (PIK). "Jo të varfrit, por të pasurit janë rreziku më i madh i planetit tonë dhe së fundmi i njerëzimit", thotë ai gjatë prezantimit të dokumentit. Sipas PIK dokumenti i Papës së më shumë se 1 miliardë katolikëve është një "sinjal i rëndësishëm drejt një marrëveshjeje globale për reduktimin e emetimeve dhe së fundmi drejt dekarbonizimit të ekonomisë botërore."

Papa Françesku bën thirrje për të ndryshuar mënyrën tonë të jetesës. "Ritmi i konsumit, shpërdorimit dhe ndryshimit të mjedisit i ka tejkaluar kaq shumë kapacitetet e planetit, saqë ky lloj stili jetese - për shkak se nuk mund të mbahet dot- është i destinuar të përfundojë në katastrofë."

"Enciklika e Papës do të hyjë në histori", thotë prelati BErnd Klaschka, drejtues i ipeshkvisë që mbështet punën pastorale në Amerikën Latine. Ky dokument i drejtohet jo vetëm katolikëve, por "të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë planet." është një tekst i jashtëzakonshëm, ky që na ka ofruar Papa. Ai është një Papë që do të ndryshojë botën, thotë Klaschka.

Papst Franziskus Generalaudienz
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Pizzoli

Fjala e Papës ka efekt

Lidhja e shoqërisë me mjedisin - kjo është e veçanta e dokumentit të Papës, është i mendimit edhe Michael Kühn, referent për klimën dhe mjedisin tej organizata gjermane Ndihma Gjermane për Urinë në Botë. "Papa lidh më njëra-tjetrën luftimin e varfërisë, drejtësisë sociale, shfrytëzimit të burimeve, çështjet e stilit të jetesës dhe kritikën ndaj kapitalizmit -kjo është tepër progresive."

Edhe pse organizata e shoqata ambientalistë ka vite që kërkojnë angazhim për klimën, ka një ndryshim të madh kur ky angazhim vjen nga një Papë, mendon Kühn. Të tjerë spekulojnë se Papa ia ka drejtuar enciklikën të fuqishmëve të kësaj bote. Michael Schöpf, drejtues i Institutit për Politikën Shoqërore në Fakultetin e Filozofisë në Mynih mendon se "kjo enciklikë i drejtohet të gjithë shoqërisë civile".

Enciklika e Papës ka ardhur në momentin e duhur, mendojnë ekspertët. Në dhjetor në Paris do të negociohet marrëveshja e re për klimën. Dhe po qe se një enciklikë mund të ketë një efekt "atëherë është pikërisht kjo", mendon Michael Schöpf. Megjithatë se sa do të jetë ndikimi i këtij dokumenti, varet edhe nëse kisha do të bëjë që fjalët të pasohen nga veprat.